Prej orës 13:00 në rrugë e Shqipërisë vetëm forcat e rendit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe të masave për mospërhapjen e virusit COVID-19, prej orës 13:00 të së shtunës, në rrugë do të jenë vetëm forcat e rendit, ushtrisë dhe ato të shërbimit.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u bën apel qytetarëve “Ty të kērkohet vetëm të rrish në shtëpi, kjo është sakrifica jote. Asnjë tolerim për shkelësit”.

Të gjitha njësitë e shërbimit të forcave të rendit monitorojnë çdo rrugë në zbatim të orarit të kufizimit të lëvizjes, për mjetet, këmbësorët dhe të gjitha njësitë tregtare.

Sipas masave të reja kufizuese, sot pas orës 13:00 nuk do të jenë më të hapura as farmacitë, as supermarketet dhe as bankat. Për ata që shkelin rregullat parashikohen masa drastike, nga heqja e bursës për studentët e deri te heqja e ndihmës financiare dhe rimbursimi i ilaçeve për pensionistët./ATSH/

https://www.facebook.com/lleshajsander/videos/499206660775813/
Share This Article