Prej rreth 1 viti, familja Murati në Fushë-Milot jeton në çadër

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Familja e Tahir Muratit nga fshati Fushë Milot në Kurbin apelon për rindërtimin e shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit. Prej gati një viti në çadër familja tregon tmerrin e të jetuarit në çadër në këto ditë të para të vjeshtës.

Prej gati 1 viti, familja e Tahir Muratit nga fshati Fushë Milot në Kurbin, jeton në çadër.

”Në çadër po bëhet viti, që nga tërmeti i 26 nëntorit, çfarë bie përjashtë, bie brenda.”

Me ofrimin e dimrit jetesa në çadër bëhte dhe më e vështirë.

”Çadra është për një kamping, një ose dy javor, nuk është për të jetuar në kushte natyrore, me dimër të ftohtë e verë të nxehtë. është tepër e vështirë. Ne e dimë se çfarë po heqim.”

Shtëpia e dëmtuar nga tërmeti

Kryefamiljari Tahir Murati është duket se i ka humbur shpresat ndaj shtetit të cilët nuk kanë marrë asnjë masë edhe pse kanë kaluar një vit nga tërmeti shkatërrues.

”Presim vendimin  e qeverisë dhe ministrisë së rindërtimit. Ministria po hesht, bashkia është e pafuqishme.”

Çadra ku jeton familja Murati

Edhe pse shtëpia është e dëmtuar dhe e rrezikshme për të jetuar, gjyshja e shtëpisë, 79 vjeçe jeton aty duke rrezikuar jetën.

”Kam ndenjur në atë dhomë, jo në çadër.”

Kjo familje e përbërë nga 6 anëtarë apelon per ndertimin e banesës së dëmtuar nga tërmeti pasi dimri po afron dhe jetesa në çadrën verore që kanë, është pothuajse e pamundur. Jetesa në çadër është e vështirë dhe për të mësuar fëmija e tyre që është në klasë të 4.

Share This Article