ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Preken shqiptarët, Anglia ashpërson ligjin e emigracionit 2 hours ago
“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej” 7 hours ago
Bebe Rexha do të jetë pjesë e programit festiv të Disneyt me rastin e festave të fundvitit 8 hours ago
Shpërthim në një stacion policor në Kashmir, të paktën nëntë të vdekur 8 hours ago
Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Preken shqiptarët, Anglia ashpërson ligjin e emigracionit

albnews by albnews
15 November, 2025
in Albania, UK
0
Preken shqiptarët, Anglia ashpërson ligjin e emigracionit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveria Laburiste e Sir Keir Starmer e vënë nën presion prej opozitës konservatore dhe të Nigel Farage udhëheqës i partisë Reformë UK, po ndërmerr ndryshime drastike në ligjin e emigracionit me pasoja të drejtpërdrejta tek shqiptarët në shtetin ishull.

Sekretarja e punëve të brendshme në Home Office Shabana Mahmood, prezanton të hënën ndryshime në ligjin e emigracionit  duke nisur nga heqja e nënshtetësisë britanike e deri tek ndalimi shqiptarëve të larguar vullnetarisht apo dëbuar nga Britania e Madhe për tu rikthyer me viza të rregullta.

RelatedPosts

“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

Si u arrestua gjatë një koncerti në Zvicër këngëtarja Eva Ndoja dhe si doli e pafajshme para gjyqit?

Nëse në të shkuarën nuk hiqej nënshtetësia e britanike e fituar përmes mashtrimit për ata që kishin fituar lejen e qëndrimit me amnisti, ku rregull shfuqizohet.

Ndryshimi i ri ligjor parashikon se mund të hiqet shtetësia britanike edhe për ata që e morën nëpërmjet amnistisë gjatë periudhës, 2003–2006, nëse ka pasur mashtrim me identitet.

Personat që marrin njoftimin për nisjen e heqjes së nënshtetësisë nga momenti marrjes së njoftimit kanë 14 ditë kohë për të apeluar.

Një tjerë masë shpresuese parashikon se duke nisur prej 11 Nëntor 2025, ata që kanë hyrë ilegalisht ose kanë thyer vizën do të marrin refuzim automatik dhe ndalim hyrjeje për 1–10 vite, edhe nëse largohen vullnetarisht.

Shqiptarët të cilët kanë hyrë ilegalisht në Angli dhe nuk kanë patur leje qëndrimi nëse vendosin të largohen vullnetarisht duke prerë vetë biletën e avionit, do tu ndalohet hyrja për 12 muaj nëse aplikojnë për vizë.

Në rastet kur shqiptarët dëbohen përmes fluturimeve të përjavshme me avionë drejt Tiranës, të paguar nga Home Office, ndalimi për të hyrë me vizë është dy vjet.

Një tjetër masë shtrënguese është për ata të cilët kapen duke hyrë në Angli me pasaporta të falsifikuara. U ndalohet hyrja për 10 vite.

“Ik vuaj dënimin në Pojskë” Ekstradimi Lirie Delishit. Gjyqtari: Bashkë me fëmijën shko në Shqipëri, shlyej 4 muaj burg

Kjo klimë e ashpër me masa gati gati represive nga Home Office, si pasojë e retorikës politike të opozitës, me qasje kundra emigrantëve, ka nisur të prodhojë edhe efekte të tjera tek vendimet gjyqësore.

Siç edhe raporton Daily Telegraph një gjykatës në gjykatën e ekstradimeve i tha një të reje shqiptare të merrte fëmijën e porsalindur me vetë në Shqipëri e të vuante katër muaj burg në burgun e grave në Pojskë.

Bëhet fjalë për Lirije Delishin e cila është dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj burg.

Në vitin 2019 ajo  udhëtonte nga Rinasi drejt Romës.  Në vijën e dytë të kontrollit iu gjet në çantë edhe një pasaportë rumune e falsifikuar me foton e saj.

Gjykatësi John Zani i dha dritë jeshile kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e 25-vjeçares duke thënë në vendim se “Britania e Madhe nuk mund të shihet si një shtet  parajsë për tu fshehur dhe bllokuar ekstradimin përmes Konventës Europiane të të drejtave të njeriut”.

Në kontrast të thellë me rastin e Lirie Delishit e dënuar me vetëm katër muaj burg, Gjykata e Lartë në Londër nuk lejoi ekstradimin e Ilirian Zeqajt i dënuar në mungesë për dy vrasje.

Sikurse mëson Top Channel, prokuroria e Fierit u tërhoq nga ekstradimi prej Anglisë në Shqipëri të Gëzim Trokës, i të dënuarit në mungesë me 6 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Preken shqiptarët, Anglia ashpërson ligjin e emigracionit

Preken shqiptarët, Anglia ashpërson ligjin e emigracionit

15 November, 2025
“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

15 November, 2025
Bebe Rexha do të jetë pjesë e programit festiv të Disneyt me rastin e festave të fundvitit

Bebe Rexha do të jetë pjesë e programit festiv të Disneyt me rastin e festave të fundvitit

15 November, 2025
Shpërthim në një stacion policor në Kashmir, të paktën nëntë të vdekur

Shpërthim në një stacion policor në Kashmir, të paktën nëntë të vdekur

15 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result