Prekëse: Djali i zjarrfikësit të vdekur australian merr medalje për trimërinë e babait

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Djali 19-muajsh i një zjarrfikësi, që e humbi jetën gjatë luftës me zjarret në Australi, e ka pranuar medaljen post-mortum në nderim të trimërisë së babait.

Zjarrfikësi Geoffrey Keaton ishte njëri nga dy personat e vdekur gjatë zjarreve më 19 dhjetor në rajonin New South Wales. Djalit të tij iu dha medalja pikërisht në ditën e funeralit të babait. Vogëlushi ishte veshur me rroba të zjarrfikësve dhe në gojë e mbante një cucëll, kur e pranoi medaljen nga kolegët e babait të ndjerë.

Zjarrfikësi kishte vdekur pasi ishte goditur nga një dru që kishte rënë mbi automjetin me të cilin po lëvizte.

Në funeralin e tij morën pjesë qindra persona. Shumë njerëz e cilësuan heroike punën dhe veprën e tij për ta mbrojtur natyrën.

Një pjesë e madhe e territorit të Australisë është djegur nga zjarret që nga shtatori i vitit të kaluar, shkruan “CNN”

Share This Article