Premier League, Arsenal i hap rrugë parakalimit të Manchester City

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arsenal barazoi 3-3 në shtëpi me vendin e fundit të Premier Legaue, Southampton, duke rrezikuar seriozisht tashmë kryesimin e Premier League.

“Topçinjtë” pëuan gol që në minutën e parë, pas një gafe të portierit Ramsdale dhe Alcaraz kaloi Southampton në avantazh. Vetëm 13 minuta më pas, londinezët u ndëshkuan sërish, teksa këtë herë ai që shënoi ishte një Theo Walcott.

Arsenal u rikthye në lojë me anë të Gabriel Martinelli, me pjesën e parë që përfundoi me rezultatin 1-2.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Arsenalin, por ata që shënun ishin sërish miqtë. Në minutën e 66, pas ekzekutimit të një goditje nga këndi, Ćaleta-Car goditi saktë me kokë, duke shënuar të tretin për Southamton. Në minutën e 88, Odegard arriti që të shënote të dytin për skuadrën e Artetës, me një goditje të bukur nga jashtë zone.

Një gol që ndezi shpresën se “Topçinjtë” mund të merrnin diçka më tepër në këtë ndeshje. Në limitet e kohës së rregullt, Arsenal tregoi forcë karakteri, duke realizuar golin e barazimit, me Saka.

Me këtë barazim të Arsenalit, Manchester City ndodhet 5 pikë larg, me 2 ndeshje më pak të luajtura, ndërkohë që ndeshja e radhës për Arsenal do të jetë në “Etihad”, ndaj skuadrës së Pep Guardiolës, që mund të rezultojë dhe takimi më përcaktues për titullin kampion në Premier League.

Share This Article