Premier League/ Chelsea pëson disfatë në derbi, Nottingham bëhet pretendent për titull

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Chelsea pësoi disfatë 1-2 në shtëpi në derbin ndaj Fulham. Të besuarit e Marescas realizuan të parët me Palmer në minutën e 16-të, duke krijuar përshtypjen se gjërat do të jenë të lehta.

Nuk ndodh kështu, pasi ekipi i Silvas përmbysi takimin. Wilson barazoi shifrat, ndërsa Muniz ndezi festën e Fulham, që merr 3 pikë të arta. Ndërkohë surpriza e kampionatit anglez këtë sezon është padyshim Nottingham. Falë golit të Elanga në pjesën e parë vendasit arritën të mposhtin Tottenham me rezultatin 1-0.

Kështu, Nottinghami është ngjitur në vendin e tretë në renditjen e kampionatit anglez dhe tani e sheh veten mes pretendentëve për titullin, vetëm 1 pikë pas Chelseat të vendit të dytë.

Në ndeshjet e tjera, Newcastle mposhti 3-0 Aston Villan, West ham fitoi në transfertën e Southampton, ndërsa takimi Bournemouth-Crystal Palace u mbyll pa gola.

Share This Article