Më shumë se dyfishi i të ardhurave dhe më pak humbje: kjo është tabloja që del nga krahasimi mes klubeve të mëdha të Serisë A dhe atyre të Premier League në nivel ekonomik, për sezonin 2020/21.
Në analizë janë marrë gjashtë klubet kryesore në Serie A dhe në Premier League. Juventus, Napoli, Roma, Inter, Lazio dhe Milan në Itali dhe Manchester City, Manchester United, Tottenham, Liverpool, Chelsea dhe Arsenal në Angli.
Shifrat flasin për një kampionat anglez që është ndikuar fare pak në dy vitet e pandemisë. Gjashtë skuadrat italiane shënuan të ardhura prej 2.85 miliardë në dy vitet 2020 dhe 2021. Por kjo shumë është sa ajo që klubet angleze kanë arkëtuar në një sezon të vetëm.
Në sezonet 19/20 dhe 2020/21, gjashtë skuadrat angleze të analizuara regjistruan 6.41 miliardë në 2019/2020. Por cilët janë faktorët që e bëjnë Premier League të jetë thuajse dy herë më mirë se Serie A si në të ardhura ashtu edhe në humbje.
Nivel më i lartë futbolli, marrëveshje më të mira për marketingun e kampionatit, apo thjeshtë preferencë e tifozëve. Ndoshta të gjitha së bashku.