Premier League lejon pesë zëvendësimeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Klubet e Premier Leagues do të jenë në gjendje të përdorin pesë zëvendësime për ndeshje, kur stinori të rifillojë më 17 qershor, është njoftuar nga liga të enjten.

Ndryshimet do të jenë të përkohshme për të ndihmuar klubet në orarin e ngjeshur që do të kenë, pas tre muajve pezullim për shkak të pandemisë së COVID-19.

Kanë mbetur edhe 92 ndeshje në total për t’u përfunduar në stinorin e Premier Leagues.

Në rrethana normale skuadrat kanë të drejtë të bëjnë tri zëvendësime në ndeshje.

“Për pjesën e mbetur të stinorit 2019/20, numri i zëvendësimeve që mund të përdoren nga një skuadër në ndeshje do të rritet nga tri në pesë. Kjo është në linjë me ndryshimin e përkohshëm të rregullave që është bërë nga IFAB-i muajin e kaluar”, është njoftuar nga Premier League.

Klubet do të lejohen të kenë nëntë zëvendësues në banka rezervë, një rritje nga shtatë sa i kanë zakonisht.

Share This Article