Premier League/ Manchester United ndalet pas katër fitoreve, West Ham e barazon 1-1! Chelsea hap fals në shtëpi, Tottenham hija e vetvetes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Elita e futbollit anglez, Premier League, zhvilloi të martën mbrëma katër nga ndeshjet e raundit të 26-të, sfida që po luhen në mesjavë. Te tri pikët dolën Bournemouth dhe Newcastle, ndërsa u ndalën në barazime ekipet e Chelsea dhe Manchester United.

Në ‘London Stadium’, West Ham që ndodhet në zonën e ftohtë ia doli të ndalte në barazimin 1-1 ekipin e Manchester United. Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi me golin e Soucek pas 50 minutash lojë, para se Banjamin Sesko të barazonte vetëm në limitet e sfidës (90+6′). Rezultat jo i keq për ‘Djajtë e Kuq’, por ecuria e tyre prej katër fitoresh radhazi u ndal.

Në ‘Stamford Bridge’ Chelsea dhe Leeds barazuan 2-2. ‘Blutë’ e Londrës shënuan dy herë me Joao Pedro dhe Palmer, por miqtë befasuan dhe barazuan me Nmecha dhe Okafor. Edhe Chelsea u ndal në barazim pas katër fitoreve radhazi.

Po në Londër, Tottenhami u mposht 1-2 nga Newcastle. Thiaw kaloi në epërsi miqtë, para se Gray të vendoste ekuilibrat e përkohshëm. Në minutën e 68-të goli i Jacob Ramsey i dha tri pikë miqve të Newcastle.

Sot duke nisur nga ora 20:30 luhen katër duele: Aston Villa – Brighton, Crystal Palace – Burnley, Manchester City – Fulham dhe Nottingahm – Wolves. Në orën 21:15 merr jetë dueli Sunderland – Liverpool.

Premier League, raundi 26-të:

E martë, 10 shkurt 2026

Chelsea 2-2 Leeds

Everton 1-2 Bournemouth

Tottenham 1-2 Newcastle

West Ham 1-1 Manchester United

Share This Article