Arsenali e ka nisur me fitore sezonin e ri të Premier League, duke fituar në transfertën e vështirë ndaj Crystal Palace.
Topçinjtë shënuan dy herë në portën e vendasve, por ajo që ra në sy ishte loja e mirë e djemve të Arteta, të cilët duket se do të kërkojnë diçka më shumë në këtë kampionat.
Goli i parë erdhi nga Martinelli në minutën e 20 të takimit falë një krosimi të bukur në zonë.
Vendasit u përpoqën të barazonin dhe krijuan shumë pothuajse gjatë gjithë takimit, por reparti i sulmit çaloi disa herë përpara portës.
Në minutat e fundit të takimit një top i hedhur për kros nga Saka, u devijua në portë nga mbrojtësi vendas Guehi, duke vulosur në këtë mënyrë fatet e kësaj ndeshje të parë të kampionatit anglez.