Premier League njofton për orarin e ndeshjeve të shtyra

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ballafaqimi i shtyrë mes Arsenalit dhe Wolverhamptonit është vendosur që të luhet në fund të këtij muaji.

Ky duel është vetëm njëri prej katër ndeshjeve të shtyra në Premier League.

“Revolveristët” do të luajë kundër Wolvesit të enjten më 24 shkurt, ndërsa ishte dashur të luajë para dy muajsh.

Burnley do të jetë nikoqir i Tottenhamit në “Turf Moor”, ndërsa Watfordi do të luajë kundër Crystal Palacet të mërkurën, më 23 shkurt.

Në atë natë do të luhet edhe takimi mes Liverpoolit dhe Leedsit.

“Të kuqtë” do t’i kenë më pas vetëm katër ditë për ta përgatitur finalen e “Carabao Cup” kundër Chelseat, që zhvillohet në Wembley.

Të gjitha këto ndeshje u shtynë për shkak të problemeve të shumta që patën ekipet me koronavirus.

Share This Article