ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Një moment për Mbretin Çarls duke shkundur nga mustaqet e tij birrën Guinness! (video) 35 minutes ago
Britani/ E reja ndërron jetë vetëm dy ditë pas kirurgjisë plastike, çfarë u bë shkak? 39 minutes ago
Putin: Të gatshëm të negociojmë mbi propozimet e vitit 2024, por Kievi nuk pranon diskutime për territoret 57 minutes ago
Incidenti: Tre ushtarë rusë kalojnë kufirin në Estoni, Talin thërret të ngarkuarin me punë për shpjegime 58 minutes ago
Kur dëshira për më shumë fëmijë përplaset me realitetin ekonomik 1 hour ago
Next
Prev
Home UK

Premier League po përgatitet për vazhdimin e stinorit

albnews by albnews
27 April, 2020
in UK
0
Klubet e Premier Leagues kërkojnë që stinori të përfundojë më 30 qershor
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Arsenali dhe Brightoni kanë hapur fushat stërvitore të hënën për stërvitje individuale të lojtarëve.

Premier League po shpreson që të rinisë stinori më 8 qershor dhe të përfundojë në korrik, në mënyrë që të përshtatet me planet e UEFA-s për vazhdimin e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, shkruan BBC.

RelatedPosts

I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

Një moment për Mbretin Çarls duke shkundur nga mustaqet e tij birrën Guinness! (video)

Britani/ E reja ndërron jetë vetëm dy ditë pas kirurgjisë plastike, çfarë u bë shkak?

Që stinori të rifillojë më 8 qershor, do të duhet që klubet të kthehen në stërvitje të plotë më 18 maj.

Klubet e Premier Leagues do të bisedojnë të premten për opsionin e rifillimit.

Premier League është pezulluar që nga 13 marsi, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe gjitha klubet mbesin të vendosura që të luhen edhe 92 ndeshjet e mbetura të stinorit.

Gjitha ndeshjet do të luhen pa shikues dhe liga po shqyrton opsionin që ndeshjet të transmetohen edhe në televizion pa pagesë.

Një çështje që do të debatohet të premten do të jenë stadiumet që do të lejohen të përdoren dhe nëse do të jetë numri i kufizuar i stadiumeve apo do të luhen ndeshjet në fusha neutrale.

Mirëpo, rikthimi i ndeshjeve ende varet nga qeveria dhe plotësimi i kritereve, veçanërisht rritja e numrit të testimeve dhe aplikimi i distancës sociale.

Po ashtu zyrtarët e lartë mjekësorë do të përgatisin protokollet shëndetësore që të lejohet vazhdimi i garave me dyer të mbyllura.

BBC ka raportuar të shtunën se qeveria po planifikon një numër të takimeve për të ndihmuar rikthimin e sporteve elitare.

Po planifikohet që sporti të rikthehet brenda disa javëve, nëse bëhet përparim në luftën kundër koronavirusit.

Më tepër se 20 mijë persona kanë vdekur në Britani nga koronavirusi.

Të dielën, politikani Dominic Raab ka thënë se do të jetë e vështirë që të rikthehen sportet amatore këtë verë, për shkak të shkallës së interaktivitetit, por se sportet profesionale mund të kthehen për shkak të shkallës së testimit që mund të prezantohet.

Klubet e Bundesligës në Gjermani janë kthyer në stërvitje dhe stinori mund të rifillojë më 9 maj, nëse merr leje nga qeveria.

Në Itali, klubet e Serie A mund të rikthehen në stërvitje individuale më 4 maj dhe ekipore më 18 maj, ka njoftuar kryeministri italian.

Unioni Botëror i Futbollistëve (FIFPRO) ka thënë se rikthimi i futbollit rrezikon që të dërgojë sinjal të keq.

“Ka shumë pyetje logjistike e mjekësore për testimet dhe protokollet, por edhe pyetje sociale. Ne na duhen udhëzime dhe protokolle se si të kthehemi në mënyrë të shëndetshme dhe të sigurt. Futbolli është sport i kontaktit dhe ndjejmë se duhen standarde shumë të larta të mbrojtjes. A jemi duke dërguar mesazh të duhur te shoqëria dhe a po inkurajojmë një kthim të shëndetshëm në jetën normale? Apo po dërgojmë sinjal të keq se futbolli ka rregulla tjera nga pjesa tjetër e botës?” ka thënë sekretari i përgjithshëm i FIFPRO, Jonas Baer-Hoffmann.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Një moment për Mbretin Çarls duke shkundur nga mustaqet e tij birrën Guinness! (video)

Një moment për Mbretin Çarls duke shkundur nga mustaqet e tij birrën Guinness! (video)

19 December, 2025
Britani/ E reja ndërron jetë vetëm dy ditë pas kirurgjisë plastike, çfarë u bë shkak?

Britani/ E reja ndërron jetë vetëm dy ditë pas kirurgjisë plastike, çfarë u bë shkak?

19 December, 2025
Putin: Të gatshëm të negociojmë mbi propozimet e vitit 2024, por Kievi nuk pranon diskutime për territoret

Putin: Të gatshëm të negociojmë mbi propozimet e vitit 2024, por Kievi nuk pranon diskutime për territoret

19 December, 2025
Incidenti: Tre ushtarë rusë kalojnë kufirin në Estoni, Talin thërret të ngarkuarin me punë për shpjegime

Incidenti: Tre ushtarë rusë kalojnë kufirin në Estoni, Talin thërret të ngarkuarin me punë për shpjegime

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result