Premier League shtynë ndeshjen Liverpool – Leeds,

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndeshja Liverpool – Leeds United dhe ajo midis Wolves dhe Watford, të parapara që të zhvillohen të dielen e 26 dhjetorit, janë shtyrë për shkak të COVID-19.

Ky vendim i Premier Leagues erdhi pas kërkesave nga Leeds dhe Watford, raporton BBC.

Premier League tha se Leeds nuk mund ta zhvillonte këtë ndeshje “për shkak të numrit të lojtarëve me COVID-19, lëndimeve dhe sëmundjeve”.

Një tjetër ndeshje është shtyrë së fundmi në këtë ligë. Bëhet fjalë për atë midis Evertonit dhe Leicester City, që pritej të zhvillohej më 19 dhjetor, por se rastet e regjistruara me koronavirus brenda kampit të Dhelprave e pamundësuan të mbahej kjo ndeshje në këtë datë.

Vetëm tri ditë para se të shtyhej kjo ndeshje, Evertoni luajti për herë të fundit më 16 dhjetor kundër Chelseas, garë kjo që përfundoi në barazim 1-1.

Share This Article