Premier League/ “Të Kuqtë” marshojnë drejt titullit kampion, Liverpool thellon në “Anfield” krizën e Manchester City

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk mund të shkojë më keq.

“Qytetarët” e Manchester City kanë pësuar një tjetër disfatë të madhe, duke humbur kështu sfidën e 4-t radhazi, në elitën e futbollit anglez, Premier League, ku këtë herë u përballën me “gjigant” të “ishullit” siç janë edhe “Të Kuqtë” e Liverpool.

Pretendentët absolut për titullin kampion nuk bënë asgjë gabim në mitikun e “Anfield”, duke arritur të shënojnë dy herë në portën e Ortega, fillimisht me anë të Cody Gakpo, në minutën e 12’-të e më pas falë “faraonit” egjiptian, i cili i dha kundërshtarëve goditjen e “knock out”-it, pas ekzekutimit të një 11-metërshi në minutën e 78’-të.

Falë këtij triumfi, Liverpool shkon tashmë në kuotën e 34 pikëve, duke qëndruar plot 9 pikë nga vendet 2 e 3, Arsenal e Chelsea, ndërsa Manchester City bie në vendin e 5-të me 23 pikë. 

Share This Article