Premtimi i Bashës: Pagë 1200 euro për mjekët, 700 euro për infermierët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka shpalosur programin e tij për shëndetësinë në Shqipëri gjatë një bashkëbisedimi me studentë të mjekësisë.

Ai e ka filluar pikërisht me shpërblimin e punës së mjekëve dhe infermierëve që janë si asnjëherë të angazhuar në këtë pandemi.

“Gjëja e parë që do të bëjmë ne është të stabilizojmë nivelin e shpërblimit për mjekët dhe për infermierët, – tha Basha. –  Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të arrijë nivelet e Kosovës: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët. Ky nuk është çelësi magjik që zgjidh gjithçka, por të paktën e stabilizon situatën e të ardhurave që sot është e mjerueshme.

E dyta, siç e thatë dhe vetë nuk ka të bëjë vetëm me rrogën, por ka të bëjë edhe me kushtet e punës. Mjeku më shumë se kushdo tjetër, ka përgjegjësinë më të madhe ndaj jetës, sepse puna e mjekut konsiston në shpëtimin e jetës. Në qoftë se i jep përgjegjësinë të shpëtojë jetën dhe nuk i jep mjetet për të shpëtuar jetë, atëherë edhe ajo rrogë, sado që t’ia bësh, nuk i kthehet në bekim por në mallkim.”

https://www.facebook.com/albuktvOfficial/videos/231893154988305
Share This Article