Presidenca: Anti-shpifja një paketë anti-kushtetuese

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëdhënësi i presidencës Tedi Blushi ka reaguar pas opinionit të Komisionit të Venecias për paketën anti-shpifje.

Përmes një postimi në Facebook, Blushi shkruan se ky komision ka konfirmuar qëndrimin e drejtë të presidentit Ilir Meta si një paketë anti-kushtetuese.

Postimi i plotë

Ashtu sikundër pritej, Komisioni i Venecias ka konfirmuar qëndrimin e drejtë të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për paketën anti-kushtetuese të ligjeve “anti-shpifje”.

Siç është sqaruar edhe me dekretet e Presidentit Meta, këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:

– Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;
– Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;
– Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;
– Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut;
– Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)

Pa garantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim.

Liria dhe pavarësia e medias e para

Ky komision ka “goditur” ligjin anti-shpifja, ku në draft-raportin e siguruar nga Ora News për këtë çështje sugjeron se qeveria duhet ta rishikojë këtë paketë ligjore.

“Komisioni i Venecias rekomandon të rishqyrtohet miratimi i amendamenteve të draftit në Ligjin Nr. 97/2013 (dhe amendamenteve të draftit në lidhje me Ligjin nr. 9918/2008), siç u votua nga Parlamenti në Dhjetor 2019. Problemet e identifikuara nga autoritetet mund të jenë serioze, por mjetet ligjore të futura në amendamentet e draftit mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë për lirinë e shprehjes në Shqipëri, për sa i përket mediave në internet.” , thuhet në draft-opinion.

Share This Article