ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 3 hours ago
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE 3 hours ago
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit 4 hours ago
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro 4 hours ago
Takimi mes Trump dhe Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan: Marrëveshje tregtare dhe ushtarake 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Presidenca e Kosovës i përgjigjet deklaratave të Ramës: KFOR-i mbështet institucionet, nuk merr përsipër sigurinë në veri

albnews by albnews
29 September, 2023
in Albania, Kosova
0
Presidenca e Kosovës i përgjigjet deklaratave të Ramës: KFOR-i mbështet institucionet, nuk merr përsipër sigurinë në veri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tha të premten se institucionet e vendit kanë kërkuar mbështetje nga NATO-ja për të parandaluar sulmet nga Serbia, por jo marrjen e përgjegjësisë për sigurinë në veri të vendit.

Deklarata pasoi komentet e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili një ditë më parë duke shprehur shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit të situatës deri në një konflikt të armatosur, tha se “për të parandaluar në çdo mënyrë dhe me çdo mjet këtë konflikt, që sot duket më i mundshëm se asnjëherë më parë se deri dje, KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës”.

RelatedPosts

INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën baba e bir

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Një pjesëtar i policisë së Kosovës u vra të dielën më 24 shtator në një sulm të armatosur nga një grup serbësh në fshatin Banjskë në veri të vendit. Përleshjet që pasuan lanë pas vetes edhe tre sulmues të vrarë.

Të premten në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Rama tha se “atyre në Prishtinë që në vend se të përqendrohen tek sfida e jashtëzakonshme që kanë, gjejnë kohë edhe për të fryrë me fejsbuk, përmes profilesh politike apo profilesh fallco, tullumbacin e konspiracionit të “vëllaut të Vuqiqit”, duke ngatërruar për arsyet e mosarsyes së tyre kërkesën time të shpjeguar publikisht dje për KFOR-in, me paralajmërimin tim të para disa muajve për “Republikën e KFOR-it”, u kujtoj sot se: KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë, e as një fuqi ndarëse e territorit të Republikës së Kosovës, po përkundrazi një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi”!

Bekim Kupina, zëdhënës i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ajo në çdo bisedë dhe takim me partnerët dhe aleatët e ka sqaruar se mandati i KFOR-it, është vetëm si reagues i tretë dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë dhe institucioni themelor për sundimin e ligjit dhe sigurinë në secilën pjesë të territorit të saj.

“Institucionet e Kosovës kanë kërkuar mbështetje nga NATO-ja, që patrullimet në zonën kufitare t’i përfshijnë edhe ushtarët e NATO-s, përkrah policëve të Kosovës në mënyrë që të parandalohet hyrja e grupeve terroriste dhe sulmet nga Serbia. Policia e Kosovës ka mandat të plotë në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa me NATO-n, ka bashkëveprim dhe koordinim të ngushtë, siç e dëshmon edhe reagimi e operacioni policor gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.

Pra, nuk bëhet fjalë për marrjen e kompetencave sovrane të institucioneve të sigurisë së Kosovës nga KFOR-i, por për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të presidentes Osmani.

Prishtina, Bashkimi Evropian dhe diplomatët perëndimorë e cilësuan sulmin e së dielës si veprim terrorist. Autoritetet në Kosovës thanë se prapa sulmit të cilin të premten e mori përsipër nënkryetari i deritashëm i Listës Serbe Milan Radoiçiç është Beogradi.

Serbia mohoi lidhjet me grupin ndërsa akuzoi Prishtinën për krijimin e një mjedisi të rëndë për serbët në veri.

Të martën, pas një takimi me ambasadorët e pesë vendeve kryesore perëndimore, Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Italisë e Gjermanisë, president serb Aleksandar Vuçiç shkroi në rrjetet sociale se ka kërkuar nga diplomatët që “KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës në vend të policisë së (Albin) Kurtit”.

Por të hënën, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, duke e dënuar sulmin e grupeve të armatosura serbe ndaj njësive të policisë së Kosovës, tha se “policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për të siguruar zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës”.

Të premten NATO-ja tha se ka se ka miratuar forca shtesë për Kosovën pas sulmit të 24 shtatorit mbi policinë e Kosovës, por nuk dha më shumë hollësi për numrin e forcave./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

21 September, 2025
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

21 September, 2025
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result