• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, July 6, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Presidenca e Kroacisë: Do të tentojnë të bindin Francën për negociatat

Presidenca e Kroacisë: Do të tentojnë të bindin Francën për negociatat

by albnews
23 December, 2019
in Albania
0
5
VIEWS

Kroacia më 1 janar 2020 do të kryesojë presidencën e BE-së duke pasuar Finlandën. Kjo nënkupton një mori konferencash, që do të drejtohen nga diplomatët kroatë. Çfarë përfiton vendi prej kësaj?

Gjashtë muaj kryesim i presidencës së BE-së për secilin vend anëtar që ofron shansin të prezantohet si organizator i mirë dhe të prezantojë apo të japë drejtimin për temat e ndërlikuara të BE-së. Disa ndër shtetet themeluese të unionit si Luksemburgu e kanë pasur 12 herë në rotacion presidencën e BE-së, gjë që u është kthyer atyre tashmë në rutinë dhe nuk u duhen bashkëpunëtorë shtesë, për organizimin e konferencave. Shtete të tjera të mëdha kanë një imazh më të keq në kryeqytetin e BE-së në Bruksel. P.sh. Britania e Madhe, që në janar do të dalë prej BE-së konsiderohej si kaotike, e paorganizuar mirë dhe me pak frymë krijuese. Gjermania, që është vendi më i madh anëtar i BE-së dhe që e ka radhën në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm të drejtojë presidencën, konsiderohet si e aftë për të realizuar objektivat, por edhe mjaft burokratike dhe pedante. Gjermanët angazhojnë qindra diplomatë shtesë në përfaqësinë e Brukselit, për të menaxhuar me sukses presidencën gjashtë mujore.

Mposhtja e klisheve

E tani Kroacia ka një premierë. Vendi më i ri anëtar që nga viti 2013, do të kryesojë presidencën e Këshillit të BE-së për herë të parë. Shumë qytetarë të BE-së edhe në Bruksel njohin prej Kroacisë vetëm bregdetin si një destinacion për pushime. Tani qeveria kroate ka rastin të tregojë edhe anë të tjera të vendit. Kjo mund të funksionojë, mendon politologia Louisa Slavkova pas presidencës bullgare më 2018, e cila gjithashtu e kryesoi për herë të parë BE-në. „Në varësi se sa i madh është një vend, ia del që të vendosë një apo dy thekse në BE. Përpos kësaj vazhdohet politika e vendit paraardhës në këtë rotacion”, thotë Louisa Slavkova në një intervistë për fondacionin Körber. Bullgaria si presidente e radhës është bërë në qarqe të caktuara më e njohur tek gazetarët, politikanët dhe disa biznesmenë. „Kjo periudhë ka tërhequr vëmendjen ndaj këtij vendi. Ndoshta kjo ndihmon për të kapërcyer disa klishe të përhapura për vendin”, thotë politologia.

Edhe Kroacia mund të arrijë të njëjtën gjë. Se sa i qendrueshëm është ky efekt dhe çfarë influence konkrete ka ndaj turizmit apo investimeve, kjo është e paqartë. Sidoqoftë në përgjithësi vlerësimet e ekspertëve dhe analistëve janë, se periudha e presidencës së një vendi në BE shërben si një platformë e mirë për marrëdhëniet me publikun e vendit përkatës që e kryeson BE-në në rotacion.

Diplomatët dhe nëpunësit kroatë do të drejtojnë qindra mbledhje në Bruksel, por edhe do të përfaqësojnë BE-në në konferenca ndërkombëtare si ajo e Klimës, samite dhe gjatë vizitave në Azi apo Afrikë. Kroacia do të prezantohet sa më mirë dhe të aplikojë për pranimin në zonën Shengen pa kontrolle të lëvizjes së personave. Sigurimi i kufijve dhe kontrolli i migracionit si rrjedhojë do të jenë padyshim pikërëndesa të presidencës kroate.

Ballkani Perëndimor një pikërëndesë

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliæ Radman ka marrë përsipër të angazhohet për afrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ai do ta verë në lëvizje Francën, që të heqë dorë nga vetoja, me të cilën ka bllokuar  zgjerimin e BE-së me hapjen e negociatave të antarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo veto e papritur e Parisit në vjeshtë ishte një shok diplomatik për Gjermaninë, BE-në dhe për Kroacinë. „Por edhe një shok i tillë mund të jetë i dobishëm”, tha ministri i Jashtëm Radman në portalin e internetit Euractiv. „Kjo ndoshta ndihmon paksa, që ne të fokusohemi dhe të procedojmë me seriozitet, kur është fjala për vendime konkrete. Ne përpiqemi të forcojmë vetëdijen se sa i rëndësishëm është zgjerimi edhe për BE-në e jo vetëm për vendet fqinjë.” Kroacia do të angazhohet si ndërmjetësuese e ndershme, tha ministri i Jashtëm. Pika kulmore e presidencës kroate do të jetë samiti i zgjerimit më 6 dhe 7 maj në Zagreb, në të cilin duhet të skicohet rruga për daljen nga qorrsokaku. DW

Previous Post

Të paktën nëntë viktima nga moti i keq në Evropë

Next Post

Mickoski: Do të bëjmë koalicion me çdo parti që pranon programin tonë

albnews

albnews

Related Posts

Emigracioni, Britania vlerëson Task Forcën shqiptare
Albania

Debati për emigrantët, Artan Hoxha zbulon metodën e krimit shqiptar në Britani: Ja si shmangin gjurmimin përmes kartave të ID

6 July, 2025
Braktisja e vendit/ Shqipëria, si laborator i migracionit
Albania

Braktisja e vendit/ Shqipëria, si laborator i migracionit

6 July, 2025
Laboratori i kokainës në Greqi, zbulohen emrat e shqiptarëve të arrestuar dhe në kërkim! Kreu shqiptar ndodhet në Spanjë
Albania

Laboratori i kokainës në Greqi, zbulohen emrat e shqiptarëve të arrestuar dhe në kërkim! Kreu shqiptar ndodhet në Spanjë

5 July, 2025
Next Post
Mickoski: Do të bëjmë koalicion me çdo parti që pranon programin tonë

Mickoski: Do të bëjmë koalicion me çdo parti që pranon programin tonë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Norris shkëlqen në shi, fitorja që e priste gjithë Britania

Norris shkëlqen në shi, fitorja që e priste gjithë Britania

6 July, 2025
Thellohet tragjedia nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69

Thellohet tragjedia nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69

6 July, 2025
Xi Jinping braktis samitin e Brazilit: Gruaja e Lula-s sulmoi Tik-Tok-un

Xi Jinping braktis samitin e Brazilit: Gruaja e Lula-s sulmoi Tik-Tok-un

6 July, 2025
Tre gjigantë të Premier Ligës e duan brazilianin, Reali është gati të dëgjojë oferta për Rodrigon

Tre gjigantë të Premier Ligës e duan brazilianin, Reali është gati të dëgjojë oferta për Rodrigon

6 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5080 shares
    Share 2032 Tweet 1270
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2546 shares
    Share 1018 Tweet 637
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1952 shares
    Share 781 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1862 shares
    Share 745 Tweet 466
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM