ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave 17 minutes ago
Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë 25 minutes ago
Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri? 29 minutes ago
Video/ Fitorja e Dembeles ‘trondit’ Barcelonën, rrjeti nxit xhelozi te Barcelona pas reagimit të çuditshëm të Raphinhas 32 minutes ago
Inteligjenca Artificiale do të na tregojë se çfarë sëmundjesh do të kemi pas 20 vitesh 54 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Presidenca e Shqipërisë në KS/ Ministri Hasani deklaratë para nisjes së Debatit të Hapur: Duhet të bëjmë më shumë, më mirë dhe më shpejt

albnews by albnews
14 September, 2023
in Albania
0
Presidenca e Shqipërisë në KS/ Ministri Hasani deklaratë para nisjes së Debatit të Hapur: Duhet të bëjmë më shumë, më mirë dhe më shpejt
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani ka deklaruar për mediat para nisjes së Debatit të Hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Hasani deklaroi se bota po përballet me një nivel të paprecedentë nevojash humanitare, ndërsa shtoi se në një situatë humanitare kaq komplekse, bashkëpunimi me sektorin privat është bërë jetik.

RelatedPosts

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

Sherr me thika mes infermierëve te “Shefqet Ndroqi”

Ai shtoi se Debati i Hapur synon forcojë rolin e këtij sektori dhe të shfrytëzojë potencialin e tyre.

Deklarata e plotë:

Sot, në cilësinë e Presidencës së Këshillit të Sigurimit për muajin shtator, Shqipëria organizon një Debat të Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me titull “Nxitja e Partneritetit Publik-Privat”.

Do të jetë kënaqësi dhe nder të kryesoj këtë mbledhje, e para e Këshillit të Sigurimit për këtë çështje. Kjo ndodh për një arsye madhore: bota po përballet me një nivel të paprecedentë nevojash humanitare të nxitura nga shumë faktorë, duke përfshirë varfërinë, paqëndrueshmërinë, konfliktin dhe ndryshimet klimatike.

Pavarësisht angazhimit dhe bujarisë së vazhdueshme nga një sërë donatorësh besnikë, përvoja ka treguar se miliona njerëz, në pjesë të ndryshme të botës, mbeten ende pa mbështetjen e duhur. Raportet tregojnë se rreth 300 milionë njerëz janë në nevojë të madhe dhe shumë prej tyre zgjohen duke mos ditur nëse dhe kur do të hanë vaktin e tyre të ardhshëm.

Ne nuk mund dhe nuk duhet t’i lemë ata ‘në baltë’.

Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të bëjmë më shumë, më mirë dhe më shpejt.

Prandaj, në një situatë humanitare kaq komplekse dhe gjithnjë në zhvillim, bashkëpunimi me sektorin privat është bërë jetik. Nuk është një opsion; është një domosdoshmëri!

Jemi të mendimit se sektori privat mund të sjellë burime shtesë, por edhe ekspertizë, teknologji, kërkim dhe zhvillim, si dhe aftësi operacionale për të arritur një reagim ndërkombëtar më efektiv dhe më produktiv.

Ky Debat i Hapur synon të identifikojë rrugët/mënyrat për të forcuar rolin e sektorit privat dhe për të shfrytëzuar potencialin e tyre, në operacionet e reagimit; të avancojë zgjidhjet e partneritetit publik-privat për t’iu përgjigjur nevojave emergjente dhe në këtë mënyrë, të promovojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Për këtë qëllim, gjatë dy viteve të fundit, së bashku me vende dhe partnerë të tjerë, të njëmendtë, ne kemi punuar për të eksploruar potencialin e pashfrytëzuar dhe burimet e disponueshme.

Është kënaqësi për ne, t’ju njoftojmë mbi krijimin e Aleancës Humanitare të Sektorit Privat, si një organ koordinues për t’iu përgjigjur krizave humanitare që do të shërbejë si një pikë unike hyrëse për sektorin privat në arkitekturën humanitare, përfshirë OKB-në.

Nëpërmjet Aleancës, ne synojmë të angazhojmë korporata dhe filantropi, së bashku me agjencitë kryesore të OKB-së dhe shoqërinë civile, për të shënuar dhe mbledhur të gjithë përshtypjet dhe komentet mbi boshllëqet kryesore dhe fushat për përmirësim në reagimin ndaj krizave, duke eksploruar mekanizmat e mundshëm për të zyrtarizuar rolin e korporatave dhe filantropive në ekosistemin e reagimit ndaj krizës, për të përmirësuar përdorimin e burimeve dhe rritur përpjekjet për reagim.

Është një hap i parë, por ne besojmë, i guximshëm për të shfaqur ekspertizën e sektorit publik në trajtimin e krizave komplekse dhe për të krijuar zgjidhje më gjithëpërfshirëse, fleksible dhe efektive për t’iu përgjigjur siç duhet nevojave në rritje.

Faleminderit!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

23 September, 2025
Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë

Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë

23 September, 2025
Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

23 September, 2025
Video/ Fitorja e Dembeles ‘trondit’ Barcelonën, rrjeti nxit xhelozi te Barcelona pas reagimit të çuditshëm të Raphinhas

Video/ Fitorja e Dembeles ‘trondit’ Barcelonën, rrjeti nxit xhelozi te Barcelona pas reagimit të çuditshëm të Raphinhas

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result