Presidenca: Hapja e Ambasadës në Izrael është bërë me dekret të Thaçit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael nuk është bërë me dekret të u.d. së presidentes Vjosa Osmani, por me dekret të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Dje zyrtarisht është hapur Ambasada e Kosovës në Jerusalem, ndërsa hapja e ambasadës është përcjellë edhe me reagime, ndër të tjera nga Turqia, Palestina e Jordania.

Edhe Bashkimi Evropian më herët kishte thënë se hapja e Ambasadës në Jerusalem nuk është në vijë me qëndrimet e BE-së.

“Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael nuk është bërë me dekretin e u.d. Presidentes Vjosa Osmani, por me dekret të ish-Presidentit Thaçi. Dekreti me numër 155/2020, i datës 27 tetor 2020 për hapjen e kësaj Ambasade është nënshkruar nga ish-Presidenti, Hashim Thaçi, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për hapje të ambasadës me seli në Jerusalem. Pra, dekreti për hapjen e kësaj Ambasade është përpara se Vjosa Osmani ta marrë detyrën e u.d. Presidentes”, ka njoftuar këshilltari për media i Vjosa Osmanit, Bekim Kupina, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Share This Article