Presidenca: KQZ i detyruar të zbatojë dekretin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas miratimit të rezolutës në Parlament nga mazhoranca dhe opozita kundër vendimit të presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale, Presidenca ka dalë në një konferencë për të sqaruar edhe njëherë vendimin.

Këshilltarët Tedi Blushi dhe Bledar Dervishaj kanë shprehur keqardhje për retorikën e drejtuesve të mazhorancës, të cilën e kanë konsideruar edhe si toksike. Presidenca thekson se shfuqizimi i 30 qershorit është i detyrushëm për të gjithë aktorët politikë.

“Presidenti vlerëson se kjo retorikë, ndonjëherë edhe toksike, nuk i shërben aspak as zgjidhjes së krizës dhe as paqes sociale në vend. Preisdneti deklaron edhe njëherë se dekreti për shfuqizimin e dekretit të 30 qershorit është një akt që është marrë në mbështetje të plotë të dispozitave të Kushtetutës. Ai është në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë”, u shpreh Dervishaj.

Share This Article