Në një dalje për mediat, këshilltari ligjor i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj u shpreh se ndryshe nga pritshmëritë, Gjykata Kushtetuese zhgënjeu lidhur me vendimin për zgjedhjet lokale të vitit 2019.
Ai tha se Për fat të keq duke deklaruar mungesën e juridiksionit, kushtetuesja e la çështjen pa zgjidhje përfundimtare.
Dervishaj: Kundër pritshmërisë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me zgjedhjet lokale të vitit 2019, kjo gjykatë për fat të keq i zhgënjeu të gjithë. Me këtë vendim Gjykata ka hequr dorë nga vendime dhe e shpalli veten jo kompetente. Për fat të keq duke deklaruar mungesën e juridiksionit e la çështjen pa zgjidhje përfundimtare. Nuk shpjegoi dhe nuk u dha përgjigje pyetjeve që i shtruam.
Nuk mori guximin për tu përgjigjur pyetjeve në objekt shqyrtim. A ju mohua shqiptarëve e drejta për të zgjedhur në mënyrë të fshehtë të pandikuar? A mundet sipas kushtetues të zhvillohen zgjedhje pa një datë nga Presidenti? A ishin votimet për pushtetin qendror në barazi me vlerat dhe parimet? A mundet data e zgjedhjeve të diktohet nga Kuvendi ? Në garë paraqitet vetëm një kandidat?”
Kushtetuesja ka cenuar rëndë transparencën dhe procesin ligjore. Më 23 qershor, Kushtetuesja pasi dëgjoi palët, vendosi të pezullojë çështjen dhe ti drejtohet Venecias. Kushtetuesja rrëzoi kërkesat që pretendonin jo kushtetutshmëri e zgjedhjeve lokale, ndërsa lidhur me këtë vendim sot ka reaguar edhe Presidenca. Përmes zëdhënësit për shtyp, Presidenca njofton se sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019.