Presidenca në Kosovë thotë se nuk ka marrë asnjë letër nga Kuvendi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenca e Kosovës nuk ka pranuar deri më tani asnjë letër nga Kuvendi, ka thënë këshilltari për media në Zyrën e presidentes së Kosovës, Bekim Kupina.

“Deri më tani nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi. Para përgjigjes duhet të vijë pyetja”, tha ai kur u pyet lidhur me këtë çështje nga KosovaPress.

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, me rastin e ndërprerjes së seancës, ka thënë se do t’i drejtohen me një letër presidentes Vjosa Osmani, shkruan KosovaPress.

“Në këto rrethana detyrohemi ta ndërpresim seancën dhe me një letër të njoftojmë presidenten se si do të veprohet në të ardhmen”, tha ai.

Seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës u ndërpre për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

Mos votimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka cilësuar “sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike”.

Ishin 52 deputetë për, 46 kundër dhe 11 deputetë që abstenuan të martën.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë votuar kundër raportit të komisionit të përkohshëm.

Ndërkaq, pro këtij raporti kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe te Nismës.

Share This Article