Presidenca ukrainase: Perëndimi duhet të veprojë sot

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha për CNN se “një luftë e plotë në shkallë të gjerë ka filluar në Evropë”.

“Rusia po sulmon jo vetëm Ukrainën, por të gjitha rregullat e jetës normale në botën moderne. Çfarë do të mbetet nga sistemi i sigurisë në kontinent? Zero”, tha Podolyak.

Podolyak tha se forcat ruse shkuan në ofensivë kundër vendit nga veriu, lindja dhe jugu.

“Ushtria jonë zmbraps sulmet, armiku pëson humbje të konsiderueshme”, shtoi ai.

“Gjëja kryesore tani është të përqendrohemi sa më shumë që të jetë e mundur në mbrojtjen e vendit dhe ruajtjen e jetës normale të njerëzve,” tha Podolyak.

“Por Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje nga bota dhe është shumë specifike — mbështetje ushtarako-teknike dhe financiare, sanksione të ashpra kundër Rusisë. Perëndimi duhet të veprojë sot.”

Share This Article