ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj 22 seconds ago
Skandal në Kupën e Afrikës, Kongo “shpëtohet” nga VAR-i që nuk funksionon 2 minutes ago
Egnatia mposht Teutën dhe shpallet kampione e dimrit 4 minutes ago
Dinamo e pamëshirshme në derbi, përmbys dhe mposht Partizanin 3-1 5 minutes ago
Shqipëria pranon dërgesën e parë të sistemeve antitank Javelin nga SHBA 6 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Presidencialet/ “Përplasja” nga terrene të ndryshme: Trump në sallën e gjyqit, Biden në fushatë

albnews by albnews
18 April, 2024
in Bota
0
Presidencialet/ “Përplasja” nga terrene të ndryshme: Trump në sallën e gjyqit, Biden në fushatë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti Trump akuzohet për falsifikim të të dhënave të biznesit. Ndërkohë siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, kundërshtari i tij demokrat, presidenti Joe Biden vazhdon fushatën elektorale duke vënë theksin tek vizionet e ndryshme të dy kandidatëve për një ekonomi që duhet t’u shërbejë të gjithëve.

Kandidatët për president Joe Biden dhe Donald Trump patën angazhime krejt të ndryshme këtë javë.

RelatedPosts

Shqipëria pranon dërgesën e parë të sistemeve antitank Javelin nga SHBA

Moska zgjedh reklamën e Krishtlindjeve për të ironizuar Evropën

Ekonomia amerikane rritet me 4.3%, ritmi më i shpejtë në dy vite

Ish-presidenti Trump u gjend në sallën e gjykatës në Nju Jork ku përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit.

“Nuk e di se si mund të kesh një gjyq që zhvillohet në mes të zgjedhjeve. Nuk është e drejtë”, tha ai.

Ndërkohë, presidenti Biden po bën fushatë elektorale në shtetin e Pensilvanisë.

Gjyqi ndaj ish-presidentit Trump ka të bëjë me pagesat që ai ka bërë përpara zgjedhjeve të vitit 2016 për të siguruar heshtjen e dy grave, të cilat pretendojnë se kanë patur marrëdhënie seksuale me të. Prokurorët thonë se zoti Trump falsifikoi të dhënat e biznesit për t’i fshehur pagesat që ishin bërë nëpërmjet ish-avokatit të tij.

Zoti Trump ka deklaruar pafajësinë për këto akuza dhe avokatët e tij thonë se pagesat ishin shpenzime të ligjshme.

Ish-presidenti thotë se prania i tij në gjykata është ndërhyrje në zgjedhje nga një gjyqësor që po përdoret politikisht.

“Ky është një sulm ndaj vendit tonë dhe është një vend që po dështon. Është një vend që drejtohet nga një njeri i paaftë që është shumë i përfshirë me këtë çështje. Është vërtet një sulm ndaj një kundërshtari politik. Kjo është e gjitha”, tha zoti Trump.

Ish-presidenti nuk është i detyruar të dëshmojë në këtë proces gjyqësor, por ish-prokurori federal Neama Rahmani thotë se ai do të dëshmojë për arsye politike.

“Kjo çështje gjyqësore është jo vetëm për sallën e gjykatës, por edhe për opinionin publik. Dhe Trump-i është në një vit zgjedhor dhe ai do të ulet në bankën e dëshmitarëve dhe do t’i drejtohet popullit amerikan dhe votuesve të pavendosur. Mendoj se nëse do të vendoste të mos fliste, kjo do t’i kthehej kundër tij në sytë e votuesve të pavendosur”, thotë zoti Rahmani.

Ndërsa kundërshtari i tij politik ndodhet në gjykatë, presidenti Biden vazhdon me fushatën e tij elektorale.

“Donald Trump-i e shikon botën ndryshe nga ju dhe unë. Ai zgjohet në Mar-a-Lago duke menduar për veten. Se si mundet të ndihmojë miqtë e tij miliarderë të marrin pushtetin dhe të imponojnë ndaj ne të tjerëve axhendën e tyre ekstreme. Dëgjojeni se çfarë thotë. Ai thotë, po e citoj, ‘Do të jem diktator në ditën e parë’. Po e citoj, ‘unë jam shpagimi juaj’,” tha presidenti Biden.

Dy kandidatët kanë “vizione të kundërta” për ekonominë amerikane, thotë presidenti Biden, duke “ngritur pikëpyetje themelore për atë se çfarë është e drejtë”.

“Ka rëndësi origjina jonë. Kur unë e shoh ekonominë, unë nuk e shoh me sytë e Mar-a-Lagos. Unë e shoh me sytë e Scranton-it, dhe kjo nuk është hiperbolë, është fakt. Aty ku ndershmëria dhe dinjiteti kanë rëndësi, ku besimi ka rëndësi. Ku familja është gjithçka”, tha presidenti Biden.

Ish-presidenti Trump tha se nuk është e drejtë që ai të qëndrojë i bllokuar në gjykatë, ndërsa presidenti Biden të jetë në aktivitete fushate.

“Duhet të isha tani duke bërë fushatë në Pensilvani, në Florida, në Karolinën e Veriut dhe në shumë shtete të tjera. E gjitha kjo po vjen nga Shtëpia e Bardhë Biden, pasi ky njeri nuk është në gjendje të lidhë dy fjali bashkë. Ai nuk mundet të bëjë fushatë. Ai po e përdor këtë për t’u përpjekur që të fitojë zgjedhjet”, tha zoti Trump.

Ai ka arritur të planifikojë disa aktivitete elektorale në Nju Jork ndërsa vazhdon gjyqi, por mundësitë që i mbeten për aktivitete në shtetet e tjera që kanë rëndësi për zgjedhjet presidenciale, janë të kufizuara vetëm gjatë fundjavave.

Ish-presidenti Trump u takua me mbështetësit në Pensilvani të shtunën e kaluar dhe ka një aktivitet të planifikuar në Karolinën e Veriut këtë fundjavë./ VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj

50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj

25 December, 2025
Skandal në Kupën e Afrikës, Kongo “shpëtohet” nga VAR-i që nuk funksionon

Skandal në Kupën e Afrikës, Kongo “shpëtohet” nga VAR-i që nuk funksionon

25 December, 2025
Egnatia mposht Teutën dhe shpallet kampione e dimrit

Egnatia mposht Teutën dhe shpallet kampione e dimrit

25 December, 2025
Dinamo e pamëshirshme në derbi, përmbys dhe mposht Partizanin 3-1

Dinamo e pamëshirshme në derbi, përmbys dhe mposht Partizanin 3-1

25 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result