President jo konsensual, raundi i tretë shkon pa kandidaturë, PS përgatit emrin e saj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës dështon zyrtarisht. Asnjë grup parlamentar nuk depozitoi kandidatë çka do të thotë se në seancën e kësaj të hëne raundi i tretë do të ezaurohet pa emra.

Bisedimet ndërmjet maxhorancës dhe opozitës nuk prodhuan asnjë rezultat. Shumica parlamentare i qëndroi vendimit për të mos depozitar asnjë kandidaturë nën argumentin se deri në raundin e tretë kjo është një e drejtë ekskluzive e opozitës, por demokratët në parlament nuk ndryshuan qasje duke e cilësuar këtë ftesë si të pa sinqertë.

Me dështimin e raundit të tretë i hapet rrugë mekanizmit zhbllokues të parashikuar në kushtetutë ku raundi i katërt dhe i pestë parashikon një votim me shumicë të thjeshtë votash.

Agjenda e socialistëve është programuar që më parë ku pritet që pas djegies të raundit të tretë të mbledhin kryesinë ku do të bëjnë publik edhe emrin që do të çojnë për votim si President i ri i Republikës.

Share This Article