Presidentët polak dhe lituanez refuzojnë ceremoninë kushtuar çlirimit të Aushvicit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda refuzoi sot ftesën izraelite për ceremonitë përkujtimore për çlirimin e kampit nazist të Aushvicit, ashtu si homologu polak, i cili protestoi kundër qëndrimeve ruse mbi Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti polak, Andrzej Duda hoqi dorë nga vizita në institutin ”Yad Vashem” duke theksuar se homologu rus do të luante atje një rol udhëheqës.

“Presidenti lituanez kërkoi që presidenti i Parlamentit të përfaqësojë Lituaninë në Jeruzalem”, deklaroi zëdhënësi i presidentit, Antanas Bubnelis.

Ai refuzoi të japë më shumë detaje mbi shkaqet e këtij anulimi të minutës së fundit./ATSH/

Share This Article