Presidenti Ademi priti ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur sot në selinë e tij ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruiari O’Connell me stafin e tij.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe anëtarja e KE-së, Vjollcë Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe drejtuesit e grupit të tifozëve “Dardanët”.

Fillimisht presidenti Ademi i shprehu falënderime ambasadorit O’Connell për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës, ai personalisht, por edhe Britania e Madhe në të gjitha aspektet, e veçmas për përkrahjen e dhënë Kombëtares së Kosovës në çdo ndeshje që ka luajtur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ndërkaq, ambasadori O’Connell i përgëzoi drejtuesit e FFK-së për punën e deritashme dhe për sukseset e arritura jo vetëm me Kombëtaren A, por edhe me ekipet e tjera të grupmoshave, pastaj për organizimin fantastik të ndeshjeve dhe për sjelljen e shkëlqyeshme të tifozëve.

Ambasadori O’Connell e ka vlerësuar si storie të suksesit FFK-në, duke uruar që rezultatet pozitive të Kombëtares, por edhe klubeve do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, teksa ka premtuar se gjithmonë do të jetë afër Kombëtares së Kosovës, pasi tashmë edhe djali i tij është bërë një fans i madh i Dardanëve.

Share This Article