Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për amnistinë penale. Amnistia Penale u miratua në parlament më datë 4 prill me 110 vota pro pas konsensusit të arritur mes mazhorancës dhe Partisë Demokratike të Rithemelimit.
Nga amnistia penale përfitojnë 1100 të dënuar nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë ndërkohë 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.
Veprat penale që përfitojnë ulje dënimi pas nga kjo Amnisti janë ato që përfshin Neni 244, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, Neni 245, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”; Neni 245/1, Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike; Neni 257/a, Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…; Neni 258, Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.
Nga amnistia penale përfitojnë ulje edhe veprat e përfshira në Nenin 259, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; Neni 259/a, “Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë”; Neni 260, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”; Neni 312, “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”; Neni 319 “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij”.