Presidenti Begaj firmos dekretin, shkarkon vajzën e Ismail Kadaresë nga detyra si ambasadore në UNESCO

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shkarkuar Besiana Kadarenë nga detyra e ambasadores së Shqipërisë pranë UNESCO-s.

Besiana, e bija e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, ka mbajtur më parë postin e ambasadores shqiptare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në vitin 2021, me dekret të ish-presidentit Ilir Meta, ajo u emërua në detyrën pranë UNESCO-s, të cilën e ka ushtruar deri më tani.

“Zonja Besiana Kadare lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident”, thuhet në dekretin e firmosur nga presidenti Bajram Begaj.

Share This Article