• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Presidenti Begaj miratoi ligjin për Komisionet Hetimore, Tabaku: Shans i humbur për të rregulluar funksionet kushtetuese të Kuvendit

Presidenti Begaj miratoi ligjin për Komisionet Hetimore, Tabaku: Shans i humbur për të rregulluar funksionet kushtetuese të Kuvendit

by albnews
18 January, 2024
in Albania
0
41
VIEWS

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabakau, ka reaguar pasi presidenti Bajram Begaj, dekretoi sot propozimet e qeverisë për ndryshimet në ligjin për Komisionet Hetimore, që u votuan nga Parlamenti në seancën e 21 dhjetorit, duke rrëzuar kështu kërkesat e opozitës për ngritjen e tyre.

Tabaku shprehet se dekretimi sipas saj është një shans i humbur për të pasur një ligj konsensual për të rregulluar funksionet kushtetuese të Kuvendit, edhe një ligj gjithëpërfshirës në shërbim të mekanizmave të balancës dhe kontrollit që ka pushteti legjislativ ndaj atij ekzekutiv.

Sipas demokrates, “ky dekret nuk do të thotë aspak që ligji i miratuar me votat e socialistëve nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe në antagonizëm të plotë me frymën e integrimit Europian”, shkruan

Reagimi i plotë

Dekretimi nga Presidenti i Ligjit për Komisionet Hetimore është një shans i humbur për të pasur një ligj jo vetëm konsensual për të rregulluar funksionet kushtetuese të Kuvendit por gjithashtu edhe një ligj gjithpërfshirës në shërbim të mekanizmave të balancës dhe kontrollit që ka pushteti legjislativ ndaj atij ekzekutiv.

Ky dekret nuk do të thotë aspak që ligji i miratuar me votat e socialistëve nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe në antagonizëm të plotë me frymën e integrimit Europian

DEKRETI I PRESIDENTIT

Në vendim Presidenti jep edhe argumentet që rrëzon opozitën, e cila i kundërshton ndryshimet e fundit ne Ligjin për Komisionet Hetimore.

Sipas Presidentit, pretendimi i opozitës se mund të minojë dialogun mes palëve politike në Kuvend nuk i qëndron kontrollit kushtetues

“Është pretenduar se miratimi i projektligjit është shoqëruar me parregullsi procedurale. Ky pretendim nuk i qëndron kontrollit kushtetues. Shkeljet procedurale nuk përbëjnë shkak të vetëmjaftueshëm për kthimin e ligjit për shqyrtim. Procedura e shqyrtimit dhe e miratimit të projektligjeve është çështje e Rregullores së brendshme të Kuvendit, kontrolli i zbatimit të së cilës kryhet nga organet e brendshme të Kuvendit, të ngarkuara nga vetë Rregullorja për këtë qëllim”, thuhet ne argumentet e Kreut të Shtetit.

Po kështu, sipas argumenteve te Presidentit, pretendimi se ky ligj duhet të ishte miratuar me konsensus nuk ka lidhje me ndonjë kërkesë të Kushtetutës, duke sqaruar se “nuk mund ta kthejë atë për shqyrtim me shkakun se i mungon konsensusi”.

Presidenti ben thirrje për dialog konstruktiv dhe bashkëpunim vullnetmirë midis forcave politike, si rruga e vetme që i shërben të mirës së përbashkët, interesit kombëtar dhe konsolidimit të pozitave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Argumentet e Presidenti

Presidenti i Republikës nxori sot dekretin “Për shpalljen e ligjit nr.106/2023, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”.

Trajtimit të kësaj praktike institucionale ditët e fundit i është dhënë përmbajtje politike nga një numër i kufizuar deputetësh. Për këtë arsye, Institucioni i Presidentit të Republikës e gjen me vend të informojë opinionin publik, si vijon:

Shpallja e ligjeve nga Presidenti i Republikës bëhet në përfundim të procedurës së kontrollit kushtetues, gjatë të cilit institucioni verifikon kushtetutshmërinë e dispozitave të reja dhe të procedurës së miratimit të tyre. Kontrolli kushtetues nuk verifikon asnjë aspekt me përmbajtje politike të ligjit.

Argumenti më me peshë që ngrihet nga një pjesë e eksponentëve të opozitës ka lidhje me pretendimin se hyrja në fuqi e këtij ligji mund të minojë dialogun mes palëve politike në Kuvend: – “Ky ligj i njëanshëm duhet të kthehet në parlament dhe të miratohet me konsensus”.

Presidenti i Republikës e çmon si tejet të rëndësishme uljen në negociatë për të gjetur zgjidhje kompromisi për këtë lëndë, si për çdo lëndë tjetër objekt debati, kontestimi apo konflikti politik. Zgjidhja e shpejtë e kundërshtive për këtë ligj do të formonte një mundësi serioze për të ndërtuar marrëdhënie mirëbesimi mbi një shembull konkret bashkëpunimi. Kjo është arsyeja pse Presidenti i Republikës ftoi menjëherë eksponentët më të zëshëm të opozitës që të kërkonin kompromisin me shumicën parlamentare dhe të shfrytëzonin ndërkohën, deri në përfundimin e afatit për shpalljen e ligjit, për të zgjidhur në dialog me shumicën të gjitha çështjet që i shqetësonin lidhur me ligjin e sapo miratuar.

Në të vërtetë, periudha nga miratimi i ligjit, deri në përfundimin e afatit 20-ditor për shpalljen e tij, u ezaurua pa asnjë demarsh për të ofruar dhe gjetur zgjidhje kompromisi, gjë që mban në këmbë si objektiv qëllimin për bllokimin e hyrjes në fuqi të ligjit, por rrëzon si të paqenë objektivin për “diskutimin dhe miratimin konsensual të ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore”.

Për sa u takon pretendimeve për antikushtetutshmëri të dispozitave të reja ligjore, të bëra publike nga disa eksponentë të opozitës, sqarojmë, si vijon:

  1. Është pretenduar se miratimi i projektligjit është shoqëruar me parregullsi procedurale. Ky pretendim nuk i qëndron kontrollit kushtetues. Shkeljet procedurale nuk përbëjnë shkak të vetëmjaftueshëm për kthimin e ligjit për shqyrtim. Procedura e shqyrtimit dhe e miratimit të projektligjeve është çështje e Rregullores së brendshme të Kuvendit, kontrolli i zbatimit të së cilës kryhet nga organet e brendshme të Kuvendit, të ngarkuara nga vetë Rregullorja për këtë qëllim.

Është fakt publik se në instancat e brendshme të Kuvendit nuk është depozituar asnjë kërkesë me pretendime për shkelje procedurale të lidhura me këtë ligj. Shkeljet procedurale mund të formojnë lëndë për kontrollin kushtetues vetëm nëse shkeljet procedurale ngrihen në nivelin e shkeljeve kushtetuese. I tillë është, për shembull, rasti kur një ligj, për të cilin Kushtetuta kërkon miratimin me shumicë të cilësuar, miratohet me një numër më të vogël votash. Asnjëra nga shkeljet procedurale të pretenduara nuk ngrihet në nivelin e një shkeljeje procedurale kushtetuese. Për pasojë, nuk e bën këtë ligj antikushtetues.

Po kështu, pretendimi se ky ligj duhet të ishte miratuar me konsensus nuk ka lidhje me ndonjë kërkesë të Kushtetutës, ndaj Presidenti i Republikës nuk mund ta kthejë atë për shqyrtim me shkakun se i mungon konsensusi.

  1. Është pretenduar se amendamentet e miratuara nuk kanë të përfshirë qëndrimin e konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilit shumica parlamentare është e detyruar të pranojë ngritjen e komisionit hetimor dhe se ajo mund të vërë në diskutim vetëm objektin e hetimit dhe vetëm nëse ka pretendime për cenim të parimeve kushtetuese. Përballë këtij pretendimi qëndrojnë dy fakte thelbësore, të cilat mbrojnë kushtetutshmërinë.

Së pari, detyrimi për ngritjen e komisionit hetimor, kur këtë e kërkojnë jo më pak se 35 deputetë, është detyrim që buron nga neni 77 i Kushtetutës dhe nuk ka dispozita të këtij ligji që t’i kundërvihen.

Së dyti, jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, që ka përcaktuar edhe kufijtë e diskrecionit të shumicës parlamentare, në këtë rast, gjithashtu, nuk kundërshtohet nga asnjë dispozitë e këtij ligji. Opinioni se kjo çështje duhet të ishte përfshirë në tekstin e ligjit me formulime konkrete, sipas kësaj linje, mund të konsiderohet racional, por mungesa nuk e bën ligjin antikushtetues, sikurse nuk i zhbën detyrimet që burojnë nga Kushtetuta dhe nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese.

  1. Është pretenduar se përcaktimet e ligjit të ri për rregullat për zhvillimin me dyer të mbyllura të mbledhjeve të komisionit hetimor synojnë eliminimin e transparencës, e cila është thelbi i punës së tij. Formulimet që përcaktojnë me numërtim rastet kur mund të zhvillohen mbledhjet me dyer të mbyllura, i shërbejnë transparencës, sepse nëpërmjet kufizimit të rasteve disiplinojnë vendimmarrjen e komisionit dhe reduktojnë mundësinë e abuzimit me këtë mekanizëm. Rastet e përmendura në ligj janë përjashtimore dhe secili prej tyre i shërben mbrojtjes së një interesi tjetër kushtetues ose ligjor. Këto dispozita nuk eliminojnë transparencën. Shkelja e tyre mund ta bëjë këtë. Ligji nuk mund të quhet antikushtetues. Veprimtaria në kundërshtim me të, po.
  2. Është pretenduar se rregulli i ri për marrjen e provave dhe thirrjen me vendim të ndërmjetëm të dëshmitarëve është antikushtetues. Edhe ky pretendim nuk i qëndron kontrollit kushtetues. Është e vërtetë se dispozita për marrjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve me vendim të ndërmjetëm formon regres në raport me ligjin e mëparshëm, i cili, kryerjen e këtyre procedurave nuk ia nënshtronte votimit, por çështja në vetvete nuk ka lëndë kushtetuese. Nuk mund të pretendohet, për shembull, që në këtë rast kemi të bëjmë me cenimin e një të drejte të fituar, sepse parimi kushtetues i mbrojtjes së të drejtave të fituara vepron në një fushë tjetër dhe për subjekte krejt të tjera. Në këtë rast, jemi përpara dy zgjidhjeve ligjore, konkurruese me njëra-tjetrën, por të dyja janë kushtetuese.

Nga ana tjetër, rregullat për marrjen e dëshmisë dhe përmbajtjen e saj nuk mund të konsiderohen kufizuese. Ato sqarojnë pozitën procedurale të dëshmitarit dhe janë në harmoni me legjislacionin shqiptar, (përfshirë modelet e huaja të referencës).

  1. Për sa i përket kërkesës për përfshirjen e Presidentit të Republikës në procesin e dialogut politik, kjo përbën konsideratë të një natyre të ndryshme nga konsideratat që i takojnë procedurës së kontrollit kushtetues të ligjeve. Kthimi i ligjeve për shqyrtim nuk është instrumenti kushtetues që i është dhënë Presidentit të Republikës për të lehtësuar dialogun. Ligjet nuk shpallen për hir të “dialogut politik mes palëve”, por si pjesë e procesit legjislativ, për shkakun se kalojnë me sukses filtrin kushtetues.

Me këtë rast, sjellim dhe një herë në vëmendje mesazhin e Presidentit të Republikës drejtuar deputetëve me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar dhe thirrjen e tij për dialog konstruktiv dhe bashkëpunim vullnetmirë midis forcave politike, si rruga e vetme që i shërben të mirës së përbashkët, interesit kombëtar dhe konsolidimit të pozitave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Kjo thirrje është e vlefshme edhe në lëmin e ngritjes dhe funksionimit me sukses të komisioneve hetimore parlamentare.

Previous Post

Tensionet në Kuvend/ “Deputetët të kontribuojnë për proces të qetë parlamentar”, OSBE: Punimet pa pengesa dhe dialogu konstruktiv, thelbësore

Next Post

Dekretoi ligjin për komisionet hetimore, Xhixho: Kur Presidenti i Republikës bën rolin e komisarit të partisë dhe jo detyrën e kryetarit të shtetit

albnews

albnews

Related Posts

Dalin mesazhet/ Rama hyn në sherrin për numërimim e votave, kërcënon kandidatët socialistë: Mos bëni as gërr as mërr
Albania

Dalin mesazhet/ Rama hyn në sherrin për numërimim e votave, kërcënon kandidatët socialistë: Mos bëni as gërr as mërr

16 May, 2025
Vizita e Starmer në Tiranë për të kthyer Shqipërinë në kamp përqendrimi për emigrantët e paligjshëm në Britani, pas…
Albania

Vizita e Starmer në Tiranë për të kthyer Shqipërinë në kamp përqendrimi për emigrantët e paligjshëm në Britani, pas…

16 May, 2025
Kallas në Tiranë: Presim normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Albania

Kallas në Tiranë: Presim normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

16 May, 2025
Next Post
Dekretoi ligjin për komisionet hetimore, Xhixho: Kur Presidenti i Republikës bën rolin e komisarit të partisë dhe jo detyrën e kryetarit të shtetit

Dekretoi ligjin për komisionet hetimore, Xhixho: Kur Presidenti i Republikës bën rolin e komisarit të partisë dhe jo detyrën e kryetarit të shtetit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Osmani bën thirrje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë: Zhvillimet gjeopolitike janë të shpejta dhe globi nuk na pret

Osmani shpërthen ndaj BE-së në Tiranë: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

16 May, 2025
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM