Presidenti Begaj në Slloveni, thekson nevojën e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Bajram Begaj, ka vijuar vizitën e tij në Slloveni, ku ka theksuar se thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve është i mirëpritur dhe i domosdoshëm.
Kreu i shtetit u takua edhe me Zëvendëskryeministren e Sllovenisë, Tanja Fajon, së cilës i shprehu mbështetjen e vyer që ajo personalisht dhe Sllovenia i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. 
Për Kreun e Shtetit, është e rëndësishme që të vijojë bashkëpunimi mes dy vendeve, fokusuar tek interesat e përbashkëta strategjike. Presidenti Begaj ripërsëriti nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të mirëpritur investimet sllovene. 
Presidenti  u takua edhe me Presidenten e Asamblesë Kombëtare  Zupančič ku shprehu rëndësinë që ka bashkëpunimi mes institucioneve të dy vendeve për ndarjen e eksperiencave më të mira. Gjatë takimit Presidenti Begaj nënvizoi se në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria vlerëson mbështetjen e institucioneve të Sllovenisë, ndaj thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit është i mirëpritur dhe i domosdoshëm. 


Presidenti Begaj pati gjithashtu një takim me Kryetarin e Bashkisë së Lubjanës, Zoran Janković. Zhvillimi i qyteteve në mënyrë të qëndrueshme në të mirë të mirëqenies së qytetarëve dhe planetit ishin në fokus të bisedës së Kreut të Shtetit me zotin Janković. 

Share This Article