Presidenti Begaj takim me ambasadorin Soreca, në fokus procesi i integrimit të Shqipërisë në BE

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori Luigi Soreca, i ngarkuari me punë i Bashkimit Europian në Shqipëri, u takua ditën e sotme me Presidentin Bajram Begaj.

Në fokusin e diskutimit mes tyre ka qenë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, siç sqarohet në njoftim, “në një moment kyç për zgjerimin e BE-së”.

Në njoftimin e delegacionit të BE në Shqipëri, thuhet se ambasadori Soreca inkurajoi Shqipërinë që të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë si një aktor konstruktiv rajonal.

“Së bashku me Shqipërinë, ne vazhdojmë rrugëtimin drejt një Evrope më të qëndrueshme, më të sigurt dhe më të begatë”, thuhet në njoftimin e Delegacionit të BE-së.

Postimi i European Union in Albania në Facebook:

Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë, u takua sot me Presidentin Bajram Begaj në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipëris në BE.

Ambasadori Soreca inkurajoi Shqipërinë që të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë si një aktor konstruktiv rajonal.

Së bashku me Shqipërinë, ne vazhdojmë rrugëtimin drejt një Evrope më të qëndrueshme, më të sigurt dhe më të begatë.

Share This Article