Bota
Presidenti Biden bisedime në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësin e Indisë Modi
Presidenti Joe Biden po zhvillon bisedime në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, i cili po qëndron për një vizitë shtetërore në Shtetet e Bashkuara, njofton Zëri i Amerikës.
Gjatë ceremonisë së pritjes në Shtëpinë e Bardhë zoti Biden tha se sfidat botërore kërkojnë që India dhe Shtetet e Bashkuara të bashkëpunojnë dhe “ne po e bëjmë” një gjë të tillë, tha presidenti.
Udhëheqësi i Indisë falenderoi zotin Biden për miqësinë e tij.
“Kjo ceremoni e madhe mirëpritjeje në Shtëpinë e Bardhë është nder dhe krenari për popullin e Indisë, është nder edhe për 4 milionë qytetarë me origjinë nga India, që jetojnë këtu në Shtetet e Bashkuara. U jam mirënjohës”, tha ai.
Më shumë se 7 mijë persona ishin mbledhur para Shtëpisë së Bardhë në ceremoninë pritëse për udhëheqësin e Indisë.
Përpara bisedimeve, Shtëpia e Bardhë tha se vizita e zotit Modi “do të forcojë përkushtimin e përbashkët të dy vendeve për një rajon Indo-Paqësor të lirë, të hapur, të begatë dhe të sigurtë dhe vendosmërinë e përbashkët për të ngritur në një nivel më të lartë partneritetin teknologjik, duke përfshirë mbrojtjen, energjinë e pastër dhe hapësirën”.
Udhëheqësi i Indisë dhe presidenti Joe Biden kanë shumë çështje për të diskutuar – duke përfshirë marrëdhëniet me Kinën, konfliktin në Ukrainë dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Në një veprim të pazakontë për udhëheqësin indian, zoti Modi dhe zoti Biden, ranë dakord të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp këtë të enjte.
Zoti Modi nuk ka mbajtur asnjëherë një konferencë për media që nga marrja e detyrës së kryeministrit 9 vjet më parë dhe vizita e tij ka tërhequr mjaft vëmendje lidhur me shqetësimet për respektimin e të drejtave të njeriut ne Indi.
Dy udhëheqësit synojnë të forcojnë marrëdhëniet tejet të rëndësishme, por të ndërlikuara mes të dy vendeve.
Mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe disa ligjvënës amerikanë kanë ngritur pikëpyetje mbi vendimin e zotit Biden për t’i ofruar nderim të lartë një udhëheqësi, gjatë mandatit nëntëvjeçar të të cilit, liria politike, fetare dhe liria e shtypit është përkeqësuar.
Zoti Modi pritet gjithashtu të mbajë një fjalim në një seancë të përbashkët të Kongresit.
Agjenda e tij këtë të enjte mbyllet me një darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë.
( Sipas Zërit të Amerikës )
Bota
Monedha vendase prek nivelin më të ulët, ‘shpërthejnë’ protestat në Iran
Protestat dhe grevat në Iran për shkak të inflacionit dhe zhvlerësimit të monedhës janë përhapur nga kryeqyteti, Teherani, në disa qytete të tjera në ditën e tretë të trazirave.
Sipas mediave të huaja, protestat filluan të dielën pasi dyqanxhinjtë në Pazarin e Madh të Teheranit organizuan një grevë kur riali iranian arriti nivelin më të ulët rekord kundrejt dollarit amerikan në tregun e hapur.
Që atëherë, videot e verifikuara nga BBC Persian kanë treguar demonstrata në qytetet Karaj, Hamedan, Qeshm, Malard, Isfahan, Kermanshah, Shiraz dhe Yazd. Policia u pa gjithashtu duke përdorur gaz lotsjellës në një përpjekje për të shpërndarë demonstruesit.
Qeveria iraniane tha se “i njeh protestat” dhe do t’i dëgjojë “me durim, edhe nëse përballet me zëra të ashpër’.
Presidenti Masoud Pezeshkian shkroi në platformën ‘X’ vonë të hënën se kishte udhëzuar ministrin e brendshëm të zhvillonte bisedime me ata që ai i përshkroi si “përfaqësues” të protestuesve, në mënyrë që të merreshin masa “për të zgjidhur problemet dhe për të vepruar me përgjegjësi”.
Ai gjithashtu pranoi dorëheqjen e guvernatorit të Bankës Qëndrore të Iranit, Mohammadreza Farzin, dhe emëroi ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave Abdolnasser Hemmati për ta zëvendësuar atë.
Bota
Rusia: Kemi vendosur raketat Oreshnik në Bjellorusi
Rusia ka publikuar një video duke deklaruar se raketat e saj Oreshnik, me kapacitet bërthamor, janë futur në shërbim aktiv në Bjellorusi, aleatin e saj fqinj, i cili gjithashtu ndan kufi me vendet e NATO-s: Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.
Putin ka pretenduar se këto armë janë të pamundura për t’u interceptuar, sepse shpejtësia e raketave supozohet të jetë më shumë se 10 herë shpejtësia e zërit.
Ky veprim mund të lejojë që raketat bërthamore ruse të arrijnë objektivat në Europë më shpejt, nëse ruhen në një bazë në Bjellorusi. Raketat e mesme kanë një rreze prej rreth 5,500 km (3,415 milje), që do të thotë se mund të godasin kudo në Europë ose në bregun perëndimor të SHBA-së nga Rusia.
Videoja e publikuar nga ministritë e mbrojtjes së Rusisë dhe Bjellorusisë të martën nuk specifikoi vendndodhjen e sistemeve të raketave në Bjellorusi, por tregonte transportimin e tyre nëpër pyje dhe kamuflimin me rrjeta.
“Divizioni i raketave Oreshnik ka filluar të kryejë detyrat e shërbimit luftarak në zonat e caktuara të vendit,” tha ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë.
Bota
Zelensky mohon sulmin me dron ndaj rezidencës së Putinit
Presidenti Volodymyr Zelensky ka mohuar akuzat e Rusisë se Ukraina ka kryer një sulm me dron ndaj njërës prej rezidencave të presidentit Vladimir Putin dhe ka akuzuar Moskën se po përpiqet të prishë bisedimet e paqes.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pretendoi se Kievi kishte nisur një sulm gjatë natës duke përdorur 91 mjete ajrore pa pilot me rreze të gjatë veprimi (UAV) në rezidencën shtetërore të Putinit në rajonin veriperëndimor të Novgorodit të Rusisë.
Rusia tha se tani do të rishikojë qëndrimin e saj në negociatat e paqes. Ende nuk është e qartë se ku ndodhej Putini në kohën e sulmit të supozuar.
Zelensky e hodhi poshtë pretendimin si “gënjeshtra tipike ruse”, që synonin t’i jepnin Kremlinit një justifikim për të vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.
Ai tha se Rusia më parë kishte shënjestruar ndërtesat qeveritare në Kiev.
“Është thelbësore që bota të mos heshtë tani. Nuk mund ta lejojmë Rusinë të minojë punën për arritjen e një paqeje të qëndrueshme” tha Zelensky në X.
Në një deklaratë të ndarë në Telegram të hënën, Lavrov tha se të 91 dronët që ai pretendoi se u nisën në rezidencën e Putinit u interceptuan dhe u shkatërruan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.
Ai shtoi se nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale si pasojë e sulmit.
“Duke pasur parasysh degjenerimin përfundimtar të regjimit kriminal të Kievit, i cili ka kaluar në një politikë terrorizmi shtetëror, pozicioni negociues i Rusisë do të rishikohet”, tha ai, teksa shtoi se Rusia nuk kishte ndërmend të dilte nga procesi i negociatave me SHBA-në
Pretendimi nga Moska vjen pas bisedimeve midis SHBA-së dhe Ukrainës në Florida të dielën, ku presidentët Trump dhe Zelensky diskutuan një plan të rishikuar paqeje për t’i dhënë fund luftës.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania3 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania8 hours agoIronia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
-
Kosova1 day agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
