• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, July 31, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Presidenti Biden pret nesër në Shtëpinë e Bardhë Zelenskyn, në fokus angazhimi i palëkundur i SHBA-ve ndaj Ukrainës

Presidenti Biden pret nesër në Shtëpinë e Bardhë Zelenskyn, në fokus angazhimi i palëkundur i SHBA-ve ndaj Ukrainës

by albnews
11 December, 2023
in Bota
0
31
VIEWS

Presidenti Joe Biden ka ftuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të martën në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa administrata amerikane i kërkon Kongresit të miratojë ndihmat shtesë për Ukrainën, e cila po mbrohet nga agresioni i Rusisë.

Vizita synon “të nënvizojë angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur popullin e Ukrainës ndërsa mbrohet nga sulmi brutal i Rusisë”, thuhet në një deklaratë të qarkulluar nga Shtëpia e Bardhë të dielën.

Zyra e Presidentit Zelenskyy konfirmoi se ai ka pranuar ftesën e Presidentit Biden. Ai është ftuar gjithashtu të flasë në një takim me të gjithë senatorët amerikanë.

Presidenti Biden i ka propozuar Kongresit një paketë ndihmash prej 110 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe Izraelin, si dhe për prioritete të tjera të sigurisë kombëtare. Por të mërkurën, senatorët republikanë bllokuan projektligjin duke thënë se Shteteve të Bashkuara u nevojiten ndryshime madhore për sigurinë kufitare.

Disa republikanë po kërkojnë dëbimin e menjëhershëm të emigrantëve të paligjshëm, duke ua hequr mundësinë për të kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara. Ata gjithashtu kanë kërkuar pakësim të ndjeshëm të programeve të administratës së Presidentit Biden që u kanë lejuar qindra mijëra emigrantëve hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa Kongresi pritet të fillojë pushimet e festave të fundvitit, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shprehur shqetësim të thellë se ndihmat amerikane mund të mos mbërrijnë në Ukrainë përpara fillimit të dimrit.

Duke folur për kanalin televiziv ABC, Sekretari Blinken tha se Shteteve të Bashkuara po u mbarojnë fondet e caktuara për Ukrainën, ndërsa ajo vazhdon luftën ndaj forcave ruse. Ai i bëri thirrje Kongresit të miratojë fonde shtesë për Ukrainën.

“Duhet të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur kërkesa për buxhetin shtesë”, tha Sekretari Blinken gjatë intervistës. Ai theksoi se Ukraina ka bërë një “punë të jashtëzakonshme” duke luftuar agresionin rus dhe duke rifituar 50% të territorit të saj gjatë vitit të kaluar.

Sekretari Blinken gjithashtu vuri në dukje se 90% e fondeve për Ukrainën investohen në Shtetet e Bashkuara. “Për sa i përket prodhimit të materialeve, municioneve dhe armëve që shkojnë tek ukrainasit, kjo bëhet pikërisht këtu, në Amerikë”, tha ai.

Lavrovi fajëson Ukrainën, Shtetet e Bashkuara

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha të dielën se Perëndimi po përpiqet ta lodhë Rusinë në Ukrainë dhe se bisedimet e mundshme të paqes duhet të iniciohen nga Kievi.

“U mbetet ukrainasve që të kuptojnë se sa thellë gjenden brenda gropës ku i kanë futur amerikanët”, tha zoti Lavrov.

Kur u pyet se cilat janë shanset për diplomacinë që të arrijë një armëpushim ose paqe, ai tha: “Duhen t’i telefononi zotit Zelenskyy pasi një vit e gjysëm më parë ai nënshkroi një dekret që ndalon negocimin me Presidentin Putin”.

Ministria britanike e mbrojtjes tha të dielën gjatë informimit me të dhënat më të fundit të zbulimit se Rusia ka grumbulluar sasi të mëdha raketash me vetëdrejtim, për t’i përdorur për fushatën e dimrit në Ukrainë.

Raketat u përdorën edhe të enjten, tha ministria britanike, në një valë sulmesh masive ndaj Kievit dhe Ukrainës qendrore.

Megjithëse ministria britanike tha se sulmet me raketat duket se patën në objektiv degradimin e infrastrukturës energjitike të Ukrainës, njoftimet fillestare tregojnë se Ukraina interceptoi me sukses shumicën e tyre. Zyrtarët thanë se nga sulmet u vra një civil.

Bllokada hungareze

Ndërkaq shoferët hungarezë të kamionëve synojnë të bllokojnë pikën kryesore të kalimit kufitar me Ukrainën, në shenjë proteste ndaj furnizimit nga Ukraina me mallra më të lira për këtë vend të Bashkimit Evropian, duke dëmtuar kështu tregtinë vendase.

Kamionët ukrainas të transportit janë të përjashtuar nga detyrimi për të marrë leje kalimi drejt BE-së, që kur filloi sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt 2022. Shoferët e kamionëve në mbarë Evropën Lindore kërkojnë vendosjen e kufizimeve ndaj numrit të kamionëve ukrainas që hyjnë në Bashkimin Evropian.

“I kemi kërkuar BE-së të rishikojë marrëveshjen e nënshkruar me Ukrainën dhe të marrë parasysh interesat e transportuesve evropianë, ndër ta edhe të Hungarisë”, tha Tivadar Arvay, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Transportit Rrugor Hungarez, për agjencinë shtetërore të lajmeve MTI.

Shoferët polakë të kamionëve kanë bllokuar tre vendkalimet kufitare me Ukrainën, duke krijuar radhë të gjata prej kilometrash.

Ukraina ka arritur ta shmangë këtë bllokadë duke transportuar një pjesë të ngarkesave drejt Polonisë nëpërmjet linjave hekurudhore, njoftoi të dielën kompania shtetërore ukrainase e hekurudhave “Ukrzaliznytsia”.

Autoritetet ukrainase thonë se rreth 3500 kamionë u bllokuan në kufirin polak deri të dielën në mëngjes. Deri më tani, autoritetet nuk kanë arritur një marrëveshje me protestuesit, të cilët ashtu si homologët e tyre hungarezë, kërkojnë ndaljen e hyrjes pa kufizime në BE të kamionëve ukrainas.

Previous Post

Investigimi i BIRN: Si u transferuan jashtë vendit miliardat e “inceneratorit” të Tiranës

Next Post

Ambasadori i BE në Tiranë takim me Ramën: Diskutuam për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit

albnews

albnews

Related Posts

Marina amerikane në kërkim të dronëve raketorë për det të hapur
Bota

Marina amerikane në kërkim të dronëve raketorë për det të hapur

31 July, 2025
“Largohuni tani urgjent!” Rusia pushton qytetin strategjik ukrainas
Bota

“Largohuni tani urgjent!” Rusia pushton qytetin strategjik ukrainas

31 July, 2025
‘Përçau’ qiellin për kilometra të tërë, kjo është supervetëtima më e gjatë në botë
Bota

‘Përçau’ qiellin për kilometra të tërë, kjo është supervetëtima më e gjatë në botë

31 July, 2025
Next Post
Ambasadori i BE në Tiranë takim me Ramën: Diskutuam për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit

Ambasadori i BE në Tiranë takim me Ramën: Diskutuam për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
BE marrëveshje brenda vitit 2025 për kampet e azilkërkuesve

BE marrëveshje brenda vitit 2025 për kampet e azilkërkuesve

31 July, 2025
Kriza politike në Kosovë: Çfarë pritet nga Gjykata Kushtetuese?

Kriza politike në Kosovë: Çfarë pritet nga Gjykata Kushtetuese?

31 July, 2025
“Hiqini non gratën”, Kompania e lobimit e PD, letër Marco Rubios: Berisha, jo politikan aktiv

“Hiqini non gratën”, Kompania e lobimit e PD, letër Marco Rubios: Berisha, jo politikan aktiv

31 July, 2025
Shkrim i vitit 1842: Shqiptarët – një popull luftarak në kufijtë e qytetërimit

Shkrim i vitit 1842: Shqiptarët – një popull luftarak në kufijtë e qytetërimit

31 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5362 shares
    Share 2145 Tweet 1341
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2804 shares
    Share 1122 Tweet 701
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2677 shares
    Share 1071 Tweet 669
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2014 shares
    Share 806 Tweet 504
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM