ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës 34 minutes ago
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files 37 minutes ago
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme. 48 minutes ago
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite 51 minutes ago
Pse hekurudhat shpesh duket se janë në kaos të tillë gjatë Krishtlindjeve 55 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Presidenti Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit

albnews by albnews
21 January, 2021
in Bota
0
Presidenti Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris po i kushtojnë një vëmendje të madhe përgjigjes të qeverisë federale ndaj pandemisë së koronavirusit.

Zoti Biden pritet të mbajë sot (të enjten) një fjalim rreth planeve të administratës së tij si dhe të nënshkruajë disa urdhra ekzekutivë e të ndërmarrë veprime të tjera lidhur me pandeminë.

RelatedPosts

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Imran Khan dhe gruaja e tij u dënuan me burgim të mëtejshëm pas një rasti mashtrimi me dhurata shtetërore

Si Presidenti Biden ashtu edhe Nënpresidentja Harris do të informohen nga ekipi i tyre i koronavirusit në lidhje me gjendjen aktuale të programeve të vaksinimit që po kryhen në të gjithë vendin.

Presidenti Biden ka vendosur tashmë si objektiv që të rrisë ndjeshëm nivelin e vaksinimeve, me synim injektimin e 100 milionë dozave në 100 ditët e para të administratës së tij.

Vaksinimet në Shtetet e Bashkuara filluan në mesin e muajit dhjetor duke u përqendruar tek punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e parë të frontit dhe ata që jetojnë në institucione të kujdesit afatgjatë shëndetësor. Sipas të dhënave të ofruara nga Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve deri të mërkurën në mëngjes rezultojnë të jenë injektuar 16.5 milionë doza. Të dyja vaksinat që kanë marrë miratimin për përdorim urgjent nga entet rregullatore amerikane duhet të merren me dy doza.

Presidenti i ri është zotuar të marrë masa shumë më agresive për të vendosur nën kontroll situatën krahasuar me paraardhësin e tij, duke nisur me respektimin më rigoroz të udhëzimeve të shëndetit publik. Por ai përballet me pengesa të forta e me paqartësi nëse republikanët e kongresit do ta ndihmojnë të miratojë një paketë lehtësuese ekonomike prej 1.9 trilionë dollarësh si dhe paketën e përgjigjes ndaj COVID-19 në kushtet kur virusi po përhapet me shpejtësi në shumicën e shteteve dhe kur shpërndarja e vaksinave po kryhet ngadalë.

“Ne duhet të kërkojmë nga amerikanët e thjeshtë të bëjnë atë që u takon” tha Jeff Zients, zyrtar i Shtëpisë së Bardhë që drejton përgjigjen kombëtare ndaj pandemisë. “Mposhtja e virusit kërkon një përpjekje të koordinuar në të gjithë vendin”, shtoi ai.

Zyrtarët e administratës Biden thonë se gjatë tranzicionit ata u përballën me një mungesë bashkëpunimi nga administrata Trump. Ata thonë se nuk kanë informacion të plotë rreth veprimeve të paraardhësve të tyre mbi shpërndarjen e vaksinave dhe se po përballen me një mori ankesash nga shtetet që thonë se nuk po marrin vaksina në sasi të mjaftueshme edhe kur u kërkohet të vaksinojnë më shumë kategori njerëzish.

Presidenti Biden pranoi urgjencën e misionit në fjalimin e tij të inugurimit. “Ne po hyjmë në atë që mund të jetë periudha më e vështirë dhe më vdekjeprurëse e virusit”, tha ai përpara se t’u kërkonte amerikanëve që të bashkoheshin me të në një moment heshtjeje për të nderuar më shumë se 400,000 amerikanë që kanë vdekur nga COVID-19.

Presidenti demokrat ka orientuar Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave të fillojë ngritjen e qendrave të vaksinimit, duke synuar që 100 të tilla funksionale brenda një muaji. Ai ka urdhëruar Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të fillojnë një program për t’i bërë të vaksinat të disponueshme përmes farmacive lokale duke filluar nga muaji tjetër. Presidenti Biden po mobilizon Shërbimin e Shëndetit Publik që të ndihmojnë në terren lokalitetet lidhur me vaksinat./ VOA/ 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

22 December, 2025
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

22 December, 2025
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

22 December, 2025
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result