Presidenti brazilian fajësohet për vdekjen e mbi 600.000 qytetarëve nga Covid-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro, do të mund të ballafaqohej me akuza për vrasje për shkak të rolit të tij në pandeminë e coronavirusit në këtë vend, shkruan The Guardian.

Kështu të paktën thuhet në raportin e hetimit dërguar Senatit. Dokumenti prej 1.078 faqeve është publikuar nga mediat braziliane, kurse komisioni do të mund të votonte për vendimin e marrë gjatë javës së ardhshme, transmeton Telegrafi.

Në dokument thuhet se ka pasur paaftësi dhe mohim të fakteve shkencore që Bolsonaro i kishte anashkaluar, ku në këtë vend për shkak të keqmenaxhimit dhe mohimit të vazhdueshëm të presidentit për efektet e vaksinave anti-COVID, kanë humbur jetën 600.000 qytetarë si pasojë e infektimit me coronavirus.

“Vendimi i qëllimshëm dhe me vetëdije të plotë” që të shtyjë apo anulojë blerjen e vaksinave kundër COVID-19, i ka kushtuar me jetë mijëra qytetarëve, thuhet ndër tjera në raport – ku theksohet se “matematika e situatës ishte e qartë – sa më shumë infeksione – aq më shumë vdekje”.

E së fundmi në një intervistë dhënë për një radio lokale, ishte prerë kur deklaroi se nuk e sheh të arsyeshme marrjen e vaksinës kundër COVID-19, duke vazhduar të këmbëngul se ka mjaftueshëm anti-trupa që e mbrojnë shëndetin e tij. 

Share This Article