Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratës së QUINT-it, në të cilën iu kërkuar liderëve të lënë anash politikën dhe ta luftojnë virusin COVID-19.
Thaçi pretendon se deklarata e shteteve të QUINT-it (Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së) është sipas kërkesave të tij të njëjta.
“E mirëpres deklaratën e shteteve të Quintit, që ndan kërkesat e njëjta me të miat, që të gjithë në Kosovë ta respektjnë Kushtetutën dhe ligjet, funksionimin demokratik të institucioneve dhe fokusin në luftimin e virusit COVID-19, në vend të shfrytëzimit të tij për beteja politike. Mirëqenia e qytetarëve është prioriteti më i lartë për të gjithë ne”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
QUINTi më parë kërkoi që liderët politikë duhet të angazhohen në funksionalitetin e Qeverisë dhe të fokusohen në luftimin e koronavirusit.
QUINT-i u bëri thirrje të gjithëve të veprojnë sipas kompetencave që ua jep Kushtetuta dhe duke e respektuar atë.