Presidenti ekzotik i Çeçenisë e shpërblen me një veture futbollistin e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bernard Berisha është bërë me veturë të re sonte, pasi që Presidenti i Çeçenisë, Ramazan Kadirov e ka shpërblyer atë, pas  golit të shënuar sot kundër FC Tambov në Premier Ligën e Rusisë.

Ramazan Kadirov e ka shpërblyer lojtarin e Kombëtares se Kosovës, Bernard Berishën pasi që shënoi gol për      FC Akhmat Grozny në minutën e fundit të ndeshjes për ta barazuar rezultatin.

Bernardi nuk startoi në këtë takim, por u inkuadrua në lojë në minutën e 54-të te ndeshjes.

Akhmat Grozny ishte duke humbur me rezultat 1-0 si vendas kundër FC Tambov por këtë epërsi e shkriu Bernardi duke shënuar gol në minutën e 90-të.

Pas ndeshjes, Bernardi ka shkruar një status ku e ka falëndëruar Kadirovin, që njihet si një mik shumë i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin.

“Lojtari i ndeshjes. Faleminderit presidentit Ramazan Kadirov për veturën”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe, Kadrov është pronar i klubit me të trofeshëm çeçen, Akhmat Grozny në të cilin luan edhe lojtari i kombëtares shqiptare Odise Roshi. 

Share This Article