Presidenti filipinas porosit qytetarët: Vaksinohuni ose shkoni në burg

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti filipinas Rodrigo Duterte, ka kërcënuar me burgim të gjithë ata që refuzojnë të marrin vaksinën kundër coronavirusit.

“Ju vëllezër, vaksinohuni ose do t’ju dërgojmë në burg”, ka thënë Duterte gjatë një paraqitje televizive, pas raportimit për mungesë të thirrjeve për vaksinim në disa lokacione të kryeqytetit të Filipineve – Manila.

Siç raporton Reuters, deklarata e tij është në kundërshtim me rekomandimet e zyrtarëve shëndetësorë, që kanë bërë të ditur se vaksinimi bëhet në baza vullnetare.

“Mos me keqkuptoni, në vend mbretëron kriza. Jam i nervozuar në qytetarët e Filipineve që nuk duan ta dëgjojnë qeverinë”, ka shpjeguar Duterte.

Nga 20 qershori, në Filipine janë vaksinuar 2.1 milionë njerëz, që është një përparim i vogël – duke marrë parasysh se qëllimi i qeverisë është që deri në fund të vitit të imunizoj rreth 70 milionë qytetarë të këtij vendi.

Në vendin që ka 110 milionë banorë, deri më tani janë konfirmuar mbi 1.3 milionë raste me COVID-19, ku si pasojë mbi 23.000 tjerë kanë humbur jetën. 

Share This Article