Presidenti filipinez, Rodrigo Duterte njofton tërheqjen nga politika

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka deklaruar se nuk do të kandidojë për zëvendëspresident në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Duterte po ashtu ka thënë se do të pensionohet nga politika.

Muajin e kaluar presidenti filipinez pati deklaruar se do të garonte për zëvendëspresident në vitin 2022, meqë Kushtetuta e këtij vendi ia ndalon atij një mandat të dytë si president.

Mirëpo, Duterte tani thotë se do të tërhiqet, dhe ky vendim i tij ka ardhur vetëm pak kohë pas spekulimeve të cilat thonë se vajza e tij do të garojë për presidente.

Sara Duterte-Carpio e cila aktualisht është kryetare e qytetit të Davaos, ka dhënë së fundmi një sërë mesazhes rreth kandidimit të mundshëm të saj.

Muajin e kaluar, ajo pati deklaruar se nuk do t’i bashkohet garës, pasi ajo dhe i ati janë pajtuar që vetëm njëri prej tyre do të garonte për këtë pozitë, në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, Rodrigo Duterte e bëri të ditur moskandidimin e tij dhe tërheqjen nga politika në Manila, aty ku pritej që ai të regjistrohej si kandidat.

Share This Article