Presidenti francez Emmanuel Macron, po zhvillon një takim urgjent me ministra dhe zyrtarë të lartë të sigurisë, ku në qendër është kriza në të gjithë Francën.
Në mesin e të pranishmëve është Elisabeth Borne, kryeministrja franceze, Gérald Darmanin ministri i Brendshëm, si dhe ministri i Drejtësisë, Éric Dupont-Moretti.
45,000 oficerë policie janë vendosur në të gjithë vendin në përpjekje për të shuar protestat që kanë vazhduar për pesë netë me rradhë.
Një i afërm i adoleshentit të qëlluar nga policia franceze thotë se familja nuk donte që vdekja e tij të shkaktonte trazira.
Një anëtarë i familjes i tha BBC-së se familja nuk beson se dhuna e parë në të gjithë Francën ditët e fundit do të sjellë drejtësi për vdekjen e tij.
“Ne nuk kemi kërkuar të thyejmë apo të vjedhim. E gjithë kjo nuk është për Nahelin,”- tha ai për BBC-së, duke folur në kushte anonimiteti.
Ai shtoi se donin që njerëzit të merrnin pjesë në një marshim paqësor, të kujtonin Nahelin, por nuk donin që njerëzit të bëheshin të dhunshëm.
“Duam të qetësohet gjithçka. Rrjetet sociale, trazirat, gjithçka duhet të qetësohet”, tha i afërmi.
Gjyshja e Nahel M bëri thirrje të dielën për qetësi, pas natës së pestë të trazirave në të gjithë Francën, pasi nipi i saj 17-vjeçar u vra nga policia.
“Ne nuk duam që ata të shkatërrojnë dyqanet, autobusët dhe shkollat,”- tha Nadia për BFM TV.
“Po e përdorin vdekjen e Nahelit si justifikim”,- thotë ajo, “Ne duam që gjërat të qetësohen”.
“Më dhemb zemra”,- tha ajo për paratë e dhuruara për policin që u arrestua pasi qëlloi për vdekje Nahelin të martën. Por, ajo thotë se ka besim se punonjësi i policisë do të ndëshkohet si gjithë të tjerët.
Ajo thotë se “i vjen inat” pë rata që e ndaluan dhe i vranë nipin, por kjo, sipas saj, nuk do të thotë se i urren të gjithë policët e tjerë.
“Fatmirësisht janë aty”,- thotë ajo, duke theksuar se “beson në drejtësi”.
Teksa përsëriti thirrjen e saj për qetësi dhe ndërprerje të trazirave, ajo shton: “Mos i prishni shkollat, mos i prishni autobusët. Janë nënat e tjera ato që i marrin këta autobusë”. BBC