Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, ka pranuar sot se bashkëpunimi ekonomik me Rusinë ishte një gabim, raporton NEXTA.
Ai foli në veçanti për gazsjellësin Nord Stream 2, që u pezullua në momentin që Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, transmeton Telegrafi.
“Nuk kam besuar se Putin do të pranonte të t’i jepte fund kolapsit ekonomik, politik dhe moral për hir të çmendurisë perandorake”, shtoi presidenti gjerman.
Ndryshe Gjermania sot ka dëbuar një grup të diplomatëve rusë nga Berlini, me arsyetimin se aktivitetet e tyre nuk ishin në dakordim me ligjet ndërkombëtare.