ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves 1 hour ago
Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën 1 hour ago
“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin 1 hour ago
Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan 2 hours ago
Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla 6 hours ago
Next
Prev
Home UK

Presidenti gjerman, vizitë shtetërore në Britani pas 27 vjetësh

albnews by albnews
3 December, 2025
in UK
0
Presidenti gjerman, vizitë shtetërore në Britani pas 27 vjetësh
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, u mirëprit të mërkurën me ceremonial ushtarak në vizitën e parë shtetërore të një kreu gjerman në Britani pas 27 vjetësh.

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla shoqëruan presidentin dhe bashkëshorten e tij, Elke Büdenbender, në një shëtitje me karrocë nëpër rrugët e Windsor-it, duke shënuar fillimin e një vizite treditore. Gjatë qëndrimit, Steinmeier pritet të vizitojë edhe rrënojat e katedrales së Coventry-t, e shkatërruar gjatë bombardimeve të Luftës së Dytë Botërore.

RelatedPosts

Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla

Mbreti Charles mirëpret presidentin gjerman në vizitën e parë shtetërore në 27 vjet

Britania e Madhe liron gabimisht edhe 12 të burgosur, dy ende në arrati

Vizita zhvillohet në një moment të ndjeshëm për Evropën, në sfondin e agresionit rus në Ukrainë, dhe synon të theksojë rëndësinë e Traktatit të Kensingtonit, të nënshkruar në korrik, marrëveshja e parë formale midis Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar që nga lufta, me objektiva për bashkëpunim më të ngushtë në çështjet e migracionit, mbrojtjes, tregtisë dhe arsimit.

Gjatë një deklarate në 10 Downing Street, para takimit me kryeministrin Keir Starmer, Steinmeier u shpreh se marrëdhëniet britaniko-gjermane janë “në gjendje shumë më të mirë” sesa në periudhën e vështirë pas Brexit-it, duke shtuar se Traktati i Kensingtonit ka kontribuar në këtë përmirësim.

“Po përballemi me një situatë të re të sigurisë në Evropë, në mos në mbarë botën, dhe për këtë arsye është i domosdoshëm bashkëpunimi më i ngushtë. Diskutuam edhe për lidhjet ekonomike dhe shkëmbimin mes njerëzve. Pas disa vitesh me vështirësi në rritje pas 2016-s, mendoj se tani jemi në një gjendje shumë më të qëndrueshme dhe duhet të punojmë për t’u afruar më tej përballë kërcënimeve të reja”, tha ai.

Starmer theksoi se të dyja vendet kanë “bashkëpunuar shumë ngushtë në çështje tepër të rëndësishme si Ukraina, ku qëndrimet dhe veprimet tona janë të njëjta, si dhe në çështjet e migracionit, rritjes ekonomike dhe tregtisë”. Gjatë vizitës, presidenti gjerman do t’u drejtohet edhe parlamentarëve britanikë.

Mbrëmjen e së mërkurës, çifti presidencial mori pjesë në një banket shtetëror në Sallën e Shën Gjergjit të Kështjellës Windsor, e dekoruar me një pemë gjashtë metra të lartë të Krishtlindjes, me 3,000 drita – një traditë që e ka origjinën nga zakonet gjermane të Krishtlindjes të sjella në Britani nga Mbretëresha Viktoria dhe Princi Albert.

Në shkëmbimin tradicional të dhuratave, Mbreti Charles i dha Steinmeier-it një shkop ecjeje të punuar me dorë nga Isle of Mull dhe një pjatë dekorative prej slipware, ndërsa vetë mori një çadër dhe një djathë të prodhuar posaçërisht.

Ndërkohë, grupi republikan “Republic” njoftoi se protestuesit e tij në Windsor janë kërcënuar me arrestim nëse mbanin një pankartë me mbishkrimin “Charles, çfarë po fsheh?”, teksa korteu i vizitës shtetërore kalonte përpara, në kuadër të protestave lidhur me çështjen e Andrew Mountbatten-Windsor.

Grupi akuzoi policinë e Thames Valley për kufizim të fjalës së lirë, ndërsa forca policore deklaroi se kishte “mundësuar një protestë paqësore”, por u kishte kërkuar protestuesve të lëviznin në zonën e caktuar për ta dhe të mos përdornin altoparlantë kur pranë ishin kuaj të trupave ceremoniale.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves

3 December, 2025
Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën

Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën

3 December, 2025
“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin

“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin

3 December, 2025
Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan

Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan

3 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result