Presidenti i ardhshëm, të hënën raundi i dytë në Kuvend, palët ende pa kandidat për votim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasditen e të hënës në Kuvend do të mbahet seanca plenare për zhvillimin e votimit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri. Deri më tani nuk kemi asnjë kandidaturë të bërë publike nga palët, ndërsa afati i fundit për të dorëzuar emrat në Kryesinë e Kuvendit është ora 16:00 e ditës së nesërme.

Që prej të premtes mes opozitës dhe mazhorancës nuk ka më një marrëveshje për raundin e dytë dhe të tretë, pasi Enkelejd Alibeaj kishte pretenduar se socialistët do të pranonin të firmosnin kandidaturë të opozitës për këto raunde, gjë që Taulant Balla tha se nuk ishte premtuar asnjëherë.

Kësisoj duket se dhe në këtë raund të dytë, ashtu si dhe në atë të parin po shkohet pa asnjë kandidaturë.

Share This Article