Presidenti i El Salvador i ofron çdo qytetari kriptovaluta falas në vlerë prej 30 dollarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka paralajmëruar se do t’ju ofroj kriptovaluta në vlerë prej 30 dollarëve çdo qytetari, që lajmërohet dhe është i gatshëm të përdor këtë valutë digjitale, shkruan Bloomberg.

Qeveria do të krijoj monedhën e saj digjitale të quajtur Chivo që në gjuhën urbane do të thotë “cool”. Paratë do t’i deponohen në llogari çdo qytetari që e pranon “chivon” si valutë dhe regjistrohet si përdorues në telefonin e tij me numër të letërnjoftimit.

E kjo ofertë pritet të hyjë në fuqi nga 7 shtatori. Bukele beson se me këtë lëvizje do ta shndërroj El Salvadorin në një destinacion atraktiv për investitorët.

Parlamenti i shtetit në Amerikën Qendrore në fillim të muajit ka miratuar ligjin me të cilën bitcoin bëhet valutë zyrtare, që mund të shfrytëzohet për pagesa të ndryshme.

Kjo do të thotë se përveç tjerash, çmimet në këtë vend mund të konvertohen në bitcoin, dhe se të gjitha pagesat e komunalive të kryhen përmes valutës digjitale.

Share This Article