I ftuar në RMC, presidenti i federatës së Francës, Noel Le Graet ka lëshuar një deklaratë fyese në drejtim të Zineine Zidanes, duke konfirmuar mbështetjen te Dider Deschamps.
I pyetur nëse Zidane, i cili cilësohej si opsioni kryesor për të marrë timonin e Les Blues, Le Graet ishte shumë i ashpër ndaj tij.
“Nuk do ta kisha marrë as në telefon”, deklaroi ai për RMC Sport. “Për t’i thënë çfarë? ‘Përshëndetje zotëri, mos u shqetësoni, kërkoni një klub tjetër, sapo arrita marrëveshje me Didier’?”.
Presidenti 81-vjeçar i federatës së Francës gjithashtu iu përgjigj shkurt thashethemeve për interesimin e Zidanes në Brazil.
“Do të habitesha nëse do të shkonte atje”, vazhdoi ai. “Ai bën çfarë të dojë, kjo nuk është puna ime. Nuk e kam takuar kurrë dhe nuk e kemi menduar kurrë ndarjen me Didier Deschamps. Nuk më intereson, ai mund të shkojë ku të dojë, në një klub, do të kishte sa të dojë në Evropë, një klub të madh. Një përzgjedhje, nuk e besoj për sa më përket mua”.
Në mbrëmje, Kylian Mbappe ka reaguar në Twitter duke mbrojtur Zidanen: “Zidane është Franca, ne nuk e respektojmë kështu legjendën”, ka shkruar ai në rrjetin social me një emoji të zhgënjyer.