Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar me një postim në rrjetet sociale pas ndeshjes së humbur 0-2 ndaj Anglisë.
“Sonte zemra jonë luftoi më fort se rezultati.
Jam krenar për çdo hap, çdo duel dhe falënderoj djemtë për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm.
Faleminderit edhe tifozëve për mbështetjen e pakushtëzuar! Ju jeni shtylla e kësaj skuadre.
Play-off-i është i yni. Sonte festojmë arritjen, ndërsa nga nesër nis puna për sfidat e marsit! “




