Presidenti i Juves konfirmon të ardhmen e Ronaldos pas eliminimit nga Champions

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ronaldo do të vazhdojë ta veshë fanellën e Juventusit. 35-vjeçari ka shënuar 65 gola në 89 paraqitje për dy sezone te “Zonja e Vjetër”.

‘Nuk është i lumtur në Juventus dhe dëshiron të largohet për Paris Saint Germain’, kështu shkroi këtë javë ‘France Football’ për Cristiano Ronaldon.

Por, pas eliminimit të ‘Zonjës së Vjetër’ nga Liga e Kampionëve, numri një i klubit, Andrea Agnelli, konfirmoi se Ronaldo nuk do të lëvizë nga Juve.

“Jam plotësisht i bindur që ai do të qëndrojë”, u shpreh Agnelli.

“Unë mendoj se raporti ishte nga një intervistë disa muaj më parë, e cila thjesht ndodhi të botohej pak para se të luanim kundër një skuadre franceze. Është një hile e vjetër e medias”.

“Jo s’do të largohet, mund t’ju siguroj se Ronaldo do të mbetet një shtyllë e Juventusit”.

Share This Article