Presidenti i Kinës: Pa Partinë Komuniste nuk do ekzistonte as Kina e Re

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, paralajmëroi fuqitë e huaja se do të thyejnë kokën nëse tentojnë të ngacmojnë apo të ndikojnë këtë vend. Fjalimi i tij sfidues erdhi në 100-vjetorin e Partisë Komuniste në pushtet

Nga Robin Brant, BBC

Xi Jinping, udhëheqësi më i fuqishëm modern i Kinës që nga Mao Ce Dun, kishte veshur një kostum ngjyrë gri të lehtë, që dukej identik me ato të veshur nga themeluesit e Partisë Komuniste në portretin e famshëm që zbukuronte njërën anë të Sheshit Tiananmen.

Xi lavdëroi popullin e tij, duke thënë se ata kanë krijuar një ‘botë të re’.

Ai shtoi se një botë e tillë nuk do ekzistonte kurrë pa Partinë.

Në një moment, avionët luftarakë të drejtuar nga pilotët besnikë të Partisë dhe popullit, fluturuan mbi turmë duke formuar numrin 100.

Është e lehtë ta harrosh kur jeton këtu, por një pjesë kryesore e strategjisë së Partisë Komuniste ka qenë përpjekja për të shkrirë në një të vetme Partinë me makinerinë e qeverisë dhe perceptimin mbi kombin kinez.

Ata ia atribuojnë çdo sukses, progres dhe avancim- dhe duhet thënë se ka pasur përparim fenomenal ekonomik- njerëzve dhe qeverisë, por mbi të gjitha Partisë.

Pikërisht për t’u siguruar që mesazhi ka qenë i zëshëm dhe i qartë, në fund të ceremonisë turma këndoi një këngë të titulluar: “Pa Partinë Komuniste nuk do të kishte fare Kinë të Re”.

Share This Article